1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Specie të reja në Detin e Veriut

Irene Quaile-Kersken/Pandeli Pani6 Shtator 2012

Kandilë deti në vend të peshkut? Ndryshimet klimatike ndikojnë në ekosistemin e Detit të Veriut. Me ndryshimin e klimës është rritur edhe temperatura mesatare e ujit me 1,7 gradë celsius.

https://p.dw.com/p/1645V
Shkëmbinjtë e Helgolandit
Shkëmbinjtë e HelgolanditFotografi: DW/I.Quaile-Kersken

Ishulli gjerman në Detin e Veriut Helgoland. Hulumtimet per detin kanë traditë këtu, shpjegon drejtorja e Institutit Biologjik në Helgoland Karen Wiltshire. Që në vitin 1873 janë testuar këtu mostra uji për temperaturën dhe përmbajtjen e kripërave. Nga vëzhgimet që u bëjnë kafshëve dhe bimëve që jetojnë në ujë që nga vitet 1960 studiuesit thotë Wiltshire kanë konstatuar, se me ndryshimin e klimës edhe temperatura mesatare e ujit është rritur me 1,7 gradë celsius.

Deti i Veriut po ngrohet

Së pari biologët dhe ihtiologët vunë re se disa kafshë që pas dimrit zakonisht vdisnin, tani mbijetojnë. Ata fillonin në pranverën e hershme që të ushqehen me bimë ujore para se ato të arrinin rritjen e duhur. Edhe drejtimi i erës dhe i rrymave detare në oqeane kanë ndryshuar. Gjithnjë e më shumë në Detin e Veriut derdhet nga Atlantiku ujë i qartë dhe shumë i kripur. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, ekipi i Karen Wiltshire ka vëzhguar edhe një fluks organizmash të shumta që rriten në ujëra të ngrohtë.

Biologia Karen Wiltshire
Biologia Karen WiltshireFotografi: DW/I.Quaile-Kersken

Heinz-Dieter Francke ka një çerek shekulli qe merret me jetën e qenieve detare në Institutin  Biologjik në Helgoland. Ai tregon se vihet re një "ndryshim shumë i madh në spektrin e specieve". Gjatë kësaj periudhe në rajon  janë shfaqur rreth gjashtëdhjetë specie të reja thotë ai: gaforre, krimba, peshq dhe kandil deti, që më parë nuk ekzistonin në këto zona.

Disa prej tyre i kanë sjellë njerëzit pa dashje nga zonat e largëta me klimë të ngjashme. Por shumica dërrmuese janë lloje speciesh që u pëlqen ngrohtësia dhe kanë ardhur dhe përhapur vetë nga  jugu nëpër Kanalin e Lamanshës për në Detin e Veriut duke përfituar nga temperatura e ngrohta të ujit.

Flash-Galerie Würfelqualle
Fotografi: AP

"Ata i pëpijnë të gjitha"

Biologët zakonisht kënaqen kur vënë re një rritje në biodiversitetit, thotë Heinz-Dieter Francke. Por ndryshimi i klimës nuk ndikon njëlloj mbi të gjithë banorët e deteve dhe oqeaneve. Nëse specie që janë të ndërvarur nga njëra-tjetra - pra kafshët grabitqare dhe ato që bien pre e tyre - shfaqen edhe në raste të tjera, disa kafshëve u mungon ushqimi. Edhe zakonet e të ushqyerit të disa kandilave deti që kanë emigruar në këto zona e ndryshojnë gjithashtu ekosistemin, Karen Wiltshire shton: "Ato nuk bëjn naze, hanë çdo gjë, pa marrë parasysh nëse janë vezë  peshku apo kandila të tjerë."

Reportage Helgoland Klimawandel in der Nordsee
Fotografi: DW/I.Quaile-Kersken

Ndryshimi i klimës ka efekt në tërë sistemin, nga organizmat më të vogla, deri tek peshqit e mëdhej dhe zogjtë e detit  thotë Heinz-Dieter Francke. Në fund të fundit si hallkë e këtij zinxhiri është i prekur gjithashtu edhe njeriu. Disa nga peshq apo karkalecë deti, që janë një ushqim mjaft i preferuar për njerëzit, po zhvendosen në veri, ku uji është i ftohtë.

Shumica e popullsisë botërore që është gjithnjë në rritje jeton në zona bregdetare. Prandaj, ndikimi i ndryshimeve klimaterike në zonat bregdetare është dhe më serioz, thotë drejtorja e Institutit Biologjik në Helgolan Wiltshire Karen. Prandaj vëzhgimet e vazhdueshme dhe afatgjata kërkimore si këto në Helgoland janë më të rëndësishme se kurrë  për shkak të shpejtësisë, me të cilën depërtojnë organizmat e reja në ekosistem.