1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ne duhet duhet të mbështesim proceset pozitive që kanë nisur në Ballkan

13 Qershor 2008

Bernd Posselt është politikan i Partisë Socialkristiane, është gazetar dhe zëdhënës i Shoqatës së gjermanëve sudetë

https://p.dw.com/p/EIfV
Bernd Posselt
Bernd PosseltFotografi: picture-alliance/ dpa

Deutsche Welle: Historia e Ballkanit është një histori erupsionesh dhe e luftërave. Cfarë mund të na thoni për gjendjen e tanishme të Ballkanit?

Bernd Posselt: Në fillim unë jam i mendimit, se shumë gjëra që konsiderohen tipike ballkanike, kanë ndodhur edhe diku tjetër në Evropë. Francezët dhe gjermanët kanë qenë siç thuhet për shekuj të tërë armiq për vdekje. Deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore kanë ekzistuar telat me gjemba në lumin Rin, midis Francës dhe Gjermanisë, ka pasur nacionalizëm, ka pasur mite historike. Mendoj se ne si evropianoperëndimorë nuk duhet të jemi kaq arrogantë, nacionalizëm ka pasur edhe te ne, dhe ai është kapërcyer dhe të njëjtën gjë unë shpresoj edhe për Ballkanin.

Deutsche Welle: A ka për mendimin tuaj elementë dhe faktorë potencialë, që mund të çonin në kriza të reja në Ballkan?

Bernd Posselt: Unë shoh shumë vatra potenciale krize. Ato fillojnë me qendër Serbinë. Konflikti atëherë më 1991 nisi prej Serbisë dhe për fat të keq shpirti i Miloshevicit nuk ka vdekur. Këtë e shoh si tek partia radikale, ashtu edhe tek partia socialiste. Por për fat të keq, tek Partia e zotit Koshtunica konstatoj një nacionalizëm të tillë dhe vec kësaj edhe vështirësi për t'u përshtatur me sistemin demokratik, sa që Serbia mbetet një vatër e paqetë, para së gjithash përsa i përket raportit me minoritetet dhe grupet popullore. Pastaj unë shoh problemin e stabilitetit të Bosnjë-Hercegovinës. Atje duhet të ndodhë një reformë kushtetuese që garanton në këtë vend të drejta të barabarta për të tria nacionalitetet. Unë shoh nevojën për të konsoliduar demokracinë në Kosovë, e cila shyqyr Zotit u bë e pavarur- këtë ne e mbështetëm në mënyrë masive, atje ne kemi nevojë për misionin e shtetit juridik të BE, EULEX. Ne duhet të mbështesim procesin shumë pozitiv që ka nisur në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Po të hedhim vështrimin te Maqedonia, duhet të themi se ajo është një vend me një orientim të qartë evropian. Qeveria aktuale e Maqedonisë ka kryer një politikë të mrekullueshme reformuese. Ajo është forcuar, është rizgjedhur. Por natyrisht ekziston rreziku i një kthimi pas, përsa i përket rajoneve shqiptare. Këtu ne duhet t'u forcojmë krahët maqedonasve. Në zgjedhjet e fundit unë shoh megjithatë një sinjal të qartë të maqedonasve pro Evropës. Unë kam qenë vetë në Maqedoni dhe fola në mitingun e VMRO-DPMNE-së. Një miting me 80 mijë deri 100 mijë vetë, jo i vetëkuptueshëm nga përmasat edhe për demokracitë perëndimore. Kjo flet për aftësi mobilizimi

Atje tani nuk duhet lejuar që parregullsitë në 5% të vendeve të hedhin hijen e tyre mbi 95% të vendeve. Që atje do të përsëriten zgjedhjet në disa zona, kjo është normale. Po nuk duhet harruar se në pjesën më të madhe në lokalitetet e Maqedonisë zgjedhjet ka ecur shumë mirë. Për mendimin tim, problemet atje edhe janë paraqitur të fryra. Unë vetëm mund t'u bëj thirrje shqiptarëve, që të mos e dëmtojnë grupin e tyre popullor, i cili ka luajtur një rol pozitiv vitet e fundit.

Deutsche Welle: Ju përmendet Kosovën. Kosova ka disa muaj që është e pavarur, por disa çështje kanë mbetur të hapura. Për shembull misioni Eulex që përmendët nuk ka mandat të OKB-së...

Bernd Posselt: Më duhet të them se jam i revoltuar për politikën ruse të bllokadës. Zoti Medvedjev sapo ishte në Berlin dhe erdhi me buzëqeshje. Të gjithë komentatorët flasin për një fillim të ri në politikën e jashtme ruse. Këtë fillim unë nuk e shoh. Nëse rusët duan vërtet një fillim të ri, atëherë ata duhet të heqin dorë nga të ushtruarit e tutelës ndaj vendeve të tjera dhe duhet të heqinb dorë nga bllokada e tyre përballë Kosovës.