1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fukushima Senioren Freiwillige

13 Maj 2011

Qeveria japoneze do ta mbështesë financiarisht firmën Tepco që menaxhon centralin e dëmtuar atomik të Fukushimës, për ta mbrojtur atë nga falimentimi. Kështu për dëmshpërblimet do të krijohet një fond i përbashkët.

https://p.dw.com/p/11FP4
I
Të moshuarit me nismë për zbutjen e pasojae të FukushimësFotografi: AP

Për shkak të rrezatimit të lartë radioaktiv dhe punën disavjeçare të rikuperimit të havarive në centralin atomik të Fukushimës, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme çështja e shëndetit të punëtorëve. Aktualisht në Japoni nuk është aq e lehtë të gjesh punëtorë, që janë të gatshëm të punojnë në ambientin e rrezatuar me radioaktivitet.

Ndihma duket se mund të vijë nga një iniciativë të moshuarish nga Tokio. Kreu i kësaj iniciative është 72 vjeçari, Yasuteru Yamada. "Të njohurit e mi dhe unë kemi diskutuar shumë intensivisht pas fatkeqësisë, se si mund të ndihmojmë për të zvogëluar pasojat. Për këtë funksionimi i mirë i sistemit ftohës është i pazëvendësueshëm. Po kush do ta ngrejë atë? Këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit. Pse ajo ata, të cilëve u ka mbetur pak kohë për të jetuar?"

Tepco Fukushima Mai Flash-Galerie
Tepco FukushimaFotografi: AP/Kyodo News

Yasuteru Yamada ka studiuar më parë metalurgji në universitet dhe deri sa ka dalë në pension ka punuar si inxhiner. Në fillim të prillit, ai nisi të vërë në jetë idenë e tij, iniciativën "Veteranë të kualifikuar për centralin atomik të Fukushimës", e cila është regjistruar ndërkohë si organizatë jofitimprurëse. Ky hap do të ndikojë që të bindim autoritetet për planin thotë Yamada: "Me kë dhe me cilat autoritete kemi hyrë ne bisedime në qeveri, tek Tepco dhe autoriteti i mbikqyrjes atomike, nuk mund ta them. Kemi vendosur të heshtim për këtë. Por unë shpresoj që në maj apo deri në qershor të kemi përfunduar një plan konkret."

Yasuteru Yamada, të bën ta besosh për suksesin e projektit të tij. Këtu nuk bëhet fjalë për një vetëinskenim apo për një iniciativë vetëvrasëse, por për një ofertë të menduar mirë. "Aftësitë intelektuale dhe fizike janë të ndyshme tek gjithsecili. Në moshën time unë nuk mund të menaxhoj detyra me përgjegjësi të lartë. Për këtë arsye punët duhen bërë në grup. Në përgjithësi projekti ynë do të inkuadrohet brenda një plani afatgjatë të punimeve në terren, më së miri nën patronazhin shtetëror. Aftësitë e njerëzve duhen parë mirë, për të gjetur se për çfarë punësh është i aftë secili prej nesh."

2.500 persona ka kontaktuar Yamada në Tokio e zonat përreth saj. 450 vetë kanë sinjalizuar mbështetje për projektin, 90 vetë nga mosha 60 deri në 70 vjeç kanë pranuar të bashkëpunojnë. "Sigurisht që kemi frikë për atë që na pret. Por do të rrimë duarkryq, vetëm pse kemi frikë? Edhe kjo nuk bëhet", thotë Yamada.

In this photo released by Tokyo Electric Power Co. (TEPCO), a worker walks on the first floor of the No. 1 reactor building at the Fukushima Dai-ichi nuclear power plant in Okuma town, Fukushima Prefecture, northeastern Japan, early Monday, May 9, 2011. On Sunday, the government approved TEPCO's plan to allow workers return to the tsunami-crippled plant's No. 1 reactor building to install a new cooling system after its main door was left open overnight for ventilation. (AP Photo/Tokyo Electric Power Co.) EDITORIAL USE ONLY
Tepco FukushimaFotografi: AP

Ndësa Kazuko Sasaki, po ashtu një vullnetar i projektit të të moshuarve për Fukushimën plotëson: "Unë kam frikë, edhe pse nuk mund ta përfytyroj saktësisht të gjithë këtë që po bëjmë. Por para së gjithash unë ndjej keqardhje për të gijthë të rinjtë që po punojnë në kushte kaq të rrezikshme, dhe e kanë jetën përpara. Ndoshta për këtë arsye dua të ndihmoj."

Si vullnetarë të moshuarit nuk kërkojnë shpërblim financiar për punën që duan të bëjnë, por as nuk duan të trajtohen si punëtorë të klasit të dytë, thotë Kazuko Sasaki.

Autor: Peter Kujath/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama