1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nevojë e madhe në Birmani - Shumë fshatra të izoluara

Tobias Grote-Beverborg17 Maj 2008

Dymbëdhjetë ditë pas katastrofës së shkaktuar nga cikloni në Birmani, autoritetet kanë dhënë shifrën e 78.000 të vdekurve. Reshje të reja janë duke vështirësuar ndërkohë gjendjen në zonat e prekura.

https://p.dw.com/p/E1me
Birmani, të mbijetuarit presin të marrin për të ngrënë
Birmani, të mbijetuarit presin të marrin për të ngrënëFotografi: AP

Shumë fshatra kanë mbetur të izoluara. Sipas vlerësimeve të organizatës për fëmijët rtë Kombeve të Bashkuara, Unicef rreth 1 milionë fëmijë varen vetëm nga ndihmat.

Kombet e Bashkuara janë duke bërë të pamundurën për të arritur zonat e prekura nga cilkoni. Reshjet e shumta në jug të vendit e vështirësojnë gjendjen edhe më shumë.

Ndërkohë që shiu bie me furi, Aye Win, zëdhënës i qendrës informative të Kombeve të Bashkuara në Yangon raporton mbi aksionet e vështira të ndihmave: "Ne jemi shumë të shqetësuar për gjendjen në delta. Në këtë zonë është e vështirë të shkohet, transportet për atje janë shumë të vështira, rrugët e komunikimit janë të shkatërruara, rrugët janë pjesërisht të pakalueshme dhe urat janë shkatërruar. Ne mund të fusim në përdorim vetëm kamiona të vegjël me ngarkesa 5 deri 6 tonëshe. Megjithëse ndihmat kanë ardhur deri këtu, për në është sfidë t`i dërgojmë ndihmat deri atje."

Por ata e përballojnë këtë sfidë më ndihmësat lokalë. Çdo ditë vijnë avionë me ndihma si çadra, ujë të pijshëm dhe ilaçe. Megjithatë për t`i transportuar ato deri atje humbet shumë kohë thotë më tej Aye Win: "Pasi kanë ardhur avionët dhe janë zbrazur kalojnë edhe dy ditë deri sa ndihmat të arrijnë atje. Megjithatë ka edhe zona që nuk arrihen me mjetet e transportit."

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara një deri dy milionë njerëz kanë nevojë emergjente për ndihma. Shifrat zyrtare për numrin e viktimave rriten përditë. Ato janë 78.000 të vdekur dhe 56.000 të humbur. Kryqi i Kuq dhe Kombet e Bashkuara druhen se numri i viktimave mund të rritet deri në mbi 100.000.

Qeveria ushrtarake në Birmani megjithëse i përshëndet ndihmat ndërkombëtare, nuk jep viza për ndihmësit e huaj që të hyjnë në vend. Ata të paktët që hyjnë me ndihmën e një vize turistike, ajo nuk i jep lejen e posacme për të shkuar në zonat e prekura. Këtë Aye Win nuk e kupton: "Ne na duhet ekspertë ndërkombëtarë që dinë se si trajtohen katastrofa të tilla. Sa më shumë eskpertë të kemi në vend aq më shumë mund t`i ndihmojmë njerëzit në nevojë."

Por Aye Win, që është vetë birmanez, është i kujdesshëm për të mos e kritikuart shumë qeverinë ushtarake dhe shton: "Nuk është detyrë e Kombeve të Bashkura t`i japë dru qeverise!"