1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga shtatori Kosova me pavarësi të pakufizuar

dpa/die Presse/Xhani/Ahmeti /Arapi2 Korrik 2012

Kosova nga shtatori do të përmbyll pavarësinë e mbikqyrur. Kështu vendosi i ashtuquajturi Grupi Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën në Vjenë të Austrisë.

https://p.dw.com/p/15PAX
Fotografi: picture alliance / dpa

Kosova nga shtatori do të ketë pavarësi pa kufizime. Këtë e vendosi sot (2.7.) në Vjenë i ashtuquajturi "Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND)". Në këtë grup bëjnë pjesë 23 shtete të BE-së si dhe SHBA dhe Turqia. Para katër vjetësh e gjysmë Kosova pati shpallur pavarësinë nga Serbia. Në atë kohë bashkësia ndërkombëtare pati pranuar disa të drejta vendimmarrje dhe kontrolli, të cilat pas vendimit të GND-së nuk do të ekzistojnë më.

Koncepti i pavarësisë së mbikqyrur ishte ide e ish ndërmjetësuesit për Kosovën Marti Ahtisaari. Kosova ka shallur më 17 Shkurt 2008 pavarësinë e saj nga Serbia. Beogradi nuk e pranuar këtë dhe vazhdon ta konsiderojë Kosovën si krahinë serbe.

“Komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të vendosë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës”, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger në një deklaratë për agjencinë e lajmeve dpa në prag të takimit. “Kjo është shenjë e qartë e besimit ndaj Kosovës", vlerësoi ministri dhe zv/kancelari austriak. Kosova tani është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbët e veta dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj”, tha ai.

Thaçi: Bashkarisht kemi bërë punë të shkëlqyer

"Konsideroj se bashkarisht të gjithë kemi bërë një punë të shkëlqyer, e cila e ka bërë Kosovën në shtet të respektuar në rajon dhe me gjerë. Unë e di se ende kemi punë për të bërë. Ne duhet të forcojmë sundimin e ligjit dhe të rrisim mirëbesimin e qytetarëve tanë. Ne duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Ne duhet të realizojmë potencialin tonë të plotë të decentralizimit dhe të sigurojmë qytetarët tanë se qeveria e tyre është përgjegjëse për nevojat e tyre. Për më tepër, ne duhet të forcojmë lidhjet ndërmjet grupeve etnike në Kosovë dhe të bëjmë tolerancën dhe respektin për kulturën e njëri tjetrit pjesë përbërëse të jetës së shtetit tonë", theksoi kryeministri Hashim Thaçi në takimin me Grupin Ndërkombëtar Drejtues (GND).

Mbyllet zyra e Peter Feith

Për këtë vendim po punohet që nga fillimi i vitit. Ndërkohë që bazë për këtë zhvillim të ri është plani për Kosovën i Martti Ahtisarit nga viti 2007. Aty kërkohet garantimi nga ana e Kosovës i pakicës serbe për më shumë të drejta vetëvendosjeje. Serbët në Kosovë siç dihet e refuzojnë këtë plan, po ashtu si udhëheqja në Beograd.

Bashkimi Europian dhe Kosova duan të arrijnë me këtë që të ardhmen Serbia të tërhiqet nga Veriu, me shumicë serbe. Serbia financon në Veri policinë e saj që i kushton shtetit serb deri në 300 milionë euro si edhe një adminisrtatë lokale e autoritete gjyqësore.

GND vendosë në Vjenë edhe mbi mbylljen e zyrës së ngarkuarit ndërkombëtar për Kosovën Peter Feith, paralajmëroi ministri i Jashtëm austriak Spindelegger për agjencinë dpa. Që në Janar u ra dakord që të mbyllej Zyra e të ngarkuarit Ndërkombëtar.