1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga shtypi gjerman i së enjtes

(VFB)16 Tetor 2008

Gjendja në Afganistan dhe gara elektorale në SHBA - ndër temat qendrore të të përditshmeve

https://p.dw.com/p/Fabg
Fotografi: DW

Gazeta "Rhein-Zeitung" komenton angazhimin e ushtrisë gjermane në Afganistan: "Eshtë iluzion të besosh, se nga një shoqëri e fiseve me struktura të thella feudale, me rryma të forta islamike dhe islamiste dhe me një kulturë të shkatërruar prej luftrave të pafundme, mund të ndërtohet shpejt një shtet modern. Nëse bashkësia perëndimore e do seriozisht një gjë të tillë, ajo duhej të kish dërguar shumë më tepër se vetëm 50.000 ushtarë në këtë vend gjigand. Gjithashtu ajo duhej që aksionet e veta si diplomatike edhe ushtarake t´i kishte shtrirë edhe ndaj Pakistanit e Iranit, prej nga gjendja destabiliziohet vazhdimisht. Asnjë komb nuk ka qenë dhe nuk është i gatshëm për një impenjim të tillë."

Në gazetën "Eßlinger Zeitung" komentohet lufta elektorale në SHBA: "84% e amerikanëve besojnë ndërkohë, se gjendja e tyre ekonomike po shkon drejt përkeqësimit. Në kulmin e frikës nga recesioni nuk luan më asnjë rol, se cili prej dy kandidatëve pretendon të prezantojë konceptet më të mira. Obama ka një lojë të thjeshtë, që të gjithë turbullirën në tregjet financiare t´ia ngarkojë politikës së dështuar republikane të Xhorxh Bushit. Kaq thjeshtë pra mund të gjendesh papritur në luftë elektorale."