1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nis në Bali Konferenca Botërore për Klimën

3 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CVws

Në ishullin indonezian, Bali, ka filluar Konferenca e 13-të botërore e klimës. Përfaqësues nga më shumë se 180 vende marrin pjesë në Samitin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, ku deri më 14 dhjetor do të diskutohet për një marrëveshje të re për mbrojtjen e klimës. Marrëveshja e re do të fillojë në vitin 2012, kur përfundon edhe Marrëveshja e Kytos-s. Sipas saj vendet e zhvilluara industriale janë të detyruara të ulin mesatarisht deri në 5 përqind prodhimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë. SHBA-të nuk e kanë ratifikuar Protokollin e Kyoto-s. Vendimet do të priten fillimisht në javën e dytë të Konferencës, kur vendet pjesëmarrëse të mblidhen në rang ministrash në Bali. Gjermania do të përfaqësohet nga ministri i ambjentit, Sigmar Gabriel, dhe ministrja për zhvillim, Heidemari Vicorek-Seul (Heidemarie Wieczorek-Zeul).