1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çudia e Biterfeldit

20 Prill 2009

"Biterfeldi, Biterfeldi – ku fundërria bie nga qielli" – thoshte populli në kohën e RDGJ-së. Sot pamja e Biterfeldit është e lulëzuar. Kryetari i bashkisë, Horst Tisher, thotë se kjo është e pabesueshme

https://p.dw.com/p/GDzn
Pamje e Biterfeldit marrë nga lart.
Në qiellin e Biterfeldit nuk duket asnjë gjurmë nga dëmet e tepruara ekologjike të së kaluarës.Fotografi: picture-alliance/ ZB

Horst Tisherin (Horst Tischer), e kap entuziazmi kur flet për zhvillimin e Biterfeldit pas ribashkimit të Gjermanisë: "Është diçka e papërshkrueshme", thotë bashkiaku vullnetar i Biterfeldit. Më pas, ish-inxhinieri, sot 69 vjeç, përpiqet të gjejë të paktën disa fjalë për të përshkruar këtë të pabesueshme.

Tisheri fillon me namin e mëparshëm të Biterfeldit, si qyteti më i pistë i RDGJ-së. Ka kohë që kjo gjendje ka ndryshuar. Pastaj ai hidhet tek vendet e reja të punës dhe përfundon me Goiçën e Biterfeldit (Bittefelder Goitzsche), një vend pushimi me liqen në mes të gjelbërimit, ndërtuar në periferi të ish-qytetit të minierës së qymyrit.

Harta e Biterfelt - Volfenit
Si pasojë e reduktimit të popullsisë, në verën e vitit 2007 Biterfeldi, nuk figuroi më si qytet më vete në hartën e Gjermanisë. Ai u shkri në atë kohë me qytetin fqinj Volfen.

Në fillim rënie drejt greminës

Para kthesës Biterfeldi, kaloi njëherë nëpër një humnerës. Mbas rënies së murit u zhduk një pjesë e mirë e 75 000 vendeve të punës, që ekzistonin më parë në qytet. Në vitet 90-të një në katër vetë nuk kishte punë. Me mbylljen e vendeve të punës, qyteti humbi edhe shumë banorë. Sidomos të rinjtë u larguan. "Kjo na shqetësoi shumë", thotë Tisher.

Si pasojë e reduktimit të popullsisë, në verën e vitit 2007 Biterfeldi, nuk figuroi më si qytet më vete në hartën e Gjermanisë. Ai u shkri në atë kohë me qytetin fqinj Volfen (Wolfen) si dhe me komunat Grepin (Greppin), Holcvaisig (Holzweißig), Talhaim (Thalheim) dhe Rëdgen (Rödgen) dhe mori emër të ri: Biterfeld – Volfen. 45 000 banorë ka njësia e re administrative. Në kohën e RDGJ-së numër të njëjtë qytetarësh kishte vetëm Volfeni.

Parku kimik

Fari industrial, për të cilin Tisher flet me shumë kënaqësi, është parku kimik i Biterfeld-Volfenit. Me një sipërfaqe prej mbi 1200 hektarësh, ai është më i madh edhe se vetë qyteti i Biterfeldit. Me shuma të mëdha investimesh prej 3,5 miliardë eurosh, që janë derdhur që nga viti 2001, është ngritur një parajsë infrastrukture për sipërmarrjet. Forcën tërheqëse magnetike të parkut e tregon edhe numri i firmave që kanë selitë aty.

Ndërtesa e firmës Bayer në Biterfeld, Copyright: Komuna Biterfeld-Volfen
360 sipërmarrje nga Zvicra, Norvegjia, Australia, Kili, Franca, Suedia, SHBA-ja dhe Japonia kanë rezidencën në parkun industria të Biterfeldit. Bayer prodhon aspirinën e famshme në parkun kimik të BiterfelditFotografi: Stadt Bitterfeld-Wolfen

360 sipërmarrje nga Zvicra, Norvegjia, Australia, Kili, Franca, Suedia, SHBA-ja dhe Japonia kanë aty rezidencën. Mes tyre janë dhe të tilla, si Akzo Nobel, Bayer dhe Evonik (ish Degussa). Të gjithë së bashku punësojnë 11 mijë vetë.

Sidomos njëra nga firmat e rajonit ka një histori marramendëse: Themeluar nga fundi i 1999-ës, "Q-Cells" nisi në gjysmën e parë të vitit 2001 prodhimin e qelizave diellore prej silici, me vetëm 19 punonjës. Nga fundi i vitit 2007 "Q-Celles" arriti të punësonte 1700 vetë duke qenë ndërkohë është prodhuesi më i madh në botë për qelizat diellore.

Një suksesi të tillë i gëzohet edhe ministri i ekonomisë në Saksoni-Anhalt, Rainer Hazelof (Reiner Haseloff). Në tetor të 2008-ës ai e nderoi firmën me çmimin "Suksese – made in Sachsen-Anhalt‘. "Me këtë," tha Hazelof, "landi nderon faktin punësimin afatgjatë të shumë personave të kualifikuar në një degë kyçe. Sipas planeve të Hazelofit, deri në vitin 2010 në të ashtuquajturën "Luginë Diellore" (Solar Valley) në buzë të Biterfeldit do të punësohen afro 5000 vetë, vetëm në sektorin e energjisë diellore. Rajoni do të forconte kështu pozitën e tij si vendi numër një në botë për prodhime diellore.

Parajsë velash para portës

Kush punon, ka nevojë edhe për pushim. Banorët e Biterfeld-Volfenit nuk e kanë të nevojshme të udhëtojnë shumë larg në fundjavë. Në skaj të qytetit është një gropë, dikur minierë sipërfaqësore, që tani është mbushur me ujë dhe është kthyer në park pushimi. Mes moleve të barkave të liqenit të Goiçes (Goitzsche-Sees) lëkunden mbi valët e lehta jahtet me vela, tek brigjet ngrihen shtëpi pushimi dhe restorante. "Riviera e Biterfeldit" – kështu kanë filluar ta quajnë këtë zonë.

Porti i Biterfeldit
Porti i BiterfelditFotografi: Stadt Bitterfeld-Wolfen

Pra, "kopshte me lule", të premtuara në vitin 1989 nga kancelari i bashkimit Helmut Koli (Helmut Kohl), paska në Biterfeld. Këtë shprehje kryetari i bashkisë Tisher nuk e preferon. Por kur besimtari që shkon rregullisht në kishë dhe që dikur, si anëtar i lëvizjeve qytetare ishte një nga organizatorët e "demonstratave të së dielës" në Biterfeld përfundon shëtitjen nëpër qytet, shton: "Kur e krahason rajonin tonë me atë që ka qenë më parë, atëherë ky zhvillim është i pabesueshëm."

Autor: Martin Schrader / Anila Shuka

Redaktoi: Aida Cama