1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një ide e dështuar që pa lindur

31 Maj 2008

Modeli i semaforit si paralajmërim për përqindjen e sheqerit dhe të yndyrnave në paketimin e produkteve ushqimore kundërshtohet prej koncerneve të industrisë ushqimore.

https://p.dw.com/p/EASX
Në supermarketet e Londrës ndesh shpesh paketime të tilla mishi të pajisura me "semafor" që paralajmëron për kaloritë, shqernat dhe yndyrnat
Në supermarketet e Londrës ndesh shpesh paketime të tilla mishi të pajisura me "semafor" që paralajmëron për kaloritë, shqernat dhe yndyrnatFotografi: picture-alliance/ dpa

Ideja e Ministrisë së Mbrojtes së Konsumatorëve që në paketimin e produkteve ushqimore të shënohet një paralajmërim për përqindjen e sheqerit dhe të yndyrnave në formën e dritave të semaforit, model ky që praktikohet p.sh. në Britaninë e Madhe, gjen trajtim të gjërë në shtypin e sotëm gjerman:

Gazeta 'Saarbrückener Zeitung' mendon se:

"Një element i tillë mund t'u vinte në ndihmë edhe konsumatorëve që nuk janë shumë të informuar duke i paralajmëruar ata përmes ngjyrës së kuqe për sasinë e madhe dhe të panevojshme të sheqerit apo yndyrës në këtë apo atë produkt. Nisur prej numrit gjithnjë në rritje të njerëzve që vuajnë nga mbipesha, ky do të ishte një hap i arsyeshëm. Por edhe pse ministri Seehofer e ka të qartë këtë gjë, nisma e tij mbetet gjysmake, sepse pajisja e ushqimeve me shenjen e semaforit u lihet në dorë koncerneve të industrisë ushqimore. Ne si konsumatorë mund të bëjmë presion në këtë drejtim vetëm duke blerë prodhime me informacionin përkatës.

Kurse 'Reutlinger Generalanzeiger' shkruan:

"Industria reagoi menjëherë ndaj propozimit të Seehoferit duke thënë se informacione të tilla i kufizojnë konsumatorët në zgjedhjen e tyre të lirë të produkteve që blejnë. Hollë-hollë koncerneve as që u intereson një gjë e tillë. E vetmja gjë që u intereson është maksimimi i fitimeve. Për këtë prej ministrisë kërkohen rregulla të qarta, sepse shpresa se koncernet e industrisë ushqimore do ta bëjnë vullnetarisht diferencimin përmes ngjyrave të produkteve ushqimore është një ide e dështuar që pa lindur."

Gazeta 'Bayerische Rundschau' (Kulmbach) u bën thirrje konsumatorëve që të hanë sa më tepër fruta dhe perime të freskëta:

"Për konsumatorin mjafton të dijë nëse një produkt përmban apo jo shumë sheqer. Sepse çështja nëse ne ushqehemi apo jo në mënyrë të shëndetshme varet sidomos prej faktit nëse hamë p.sh. rregullisht sasi të mëdha patatinash dhe nëse në ushqimin që konsumojmë për ditë bëjnë pjesë edhe frutat dhe perimet e freskëta."