1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një libër i ri - A ka qenë Lech Walesa spiun?

Rautenberg, Thomas24 Qershor 2008

Të hënën (23.6.) doli nga shtypi libri “hërbimi sekret dhe Leh Valesa. Kontribut për Biografinë”. Vepra e dy historianëve ka tërhequr shumë vëmendjen.

https://p.dw.com/p/EPv6
Lech Walesa Polish ish-Presidenti i Polonisë dhe themeluesi i SolidarnostitFotografi: picture-alliance/dpa

Rradha e atyre që presin para librarisë të “Instituts të kujtesës kombëtare” IPN, i ngjashëm me zyrën gjermane Birthler është e gjatë. Secili shpreson të marrë njërin prej gjithsej vetëm 4.000 ekzemplareve të librit të ri për Valesën (Lech Walesa).


Një burrë thotë: “Libri është i veçantë. Ai përmban dokumente, të cilat deri tani nuk ishin botuar. Si çdo qytetar polak unë dua të mësoj të vertetën.”


Një burrë i thyer në moshë kalon përbri tyre duke tundur kokën. Ai nuk mund ta kuptojë, se ç´ndodh këtu. “Ata nxijnë një njëri, që është hero i Polonisë. Unë nuk do ta helmoj veten duke blerë atë libër."


Në gjithsej 700 faqe historianët polakë Slavomir Çençkieviç (Slawomir Cenckiewicz) dhe Pjotër Gontrazhik (Piotr Gontarczyk) kanë përmbledhur aktet e policisë të fshehtë komuniste për punëtorin e dikurshëm të portit të Gdanskut Leh Valesa. Nën pseudonimin “Bolek” duhet të ketë bashkëpunuar atëherë udhëheqësi i sindikatave me sigurimin e shtetit polak, është i bindur njëri prej autorëve, Piotr Gontarczyk: "Jeta është nganjëherë e komplikuar. Atëherë ai ishte një punëtor i ri porti. Dhe në bazë të dokumenteve tona në vitet 70-të ai ka filluar të punojë për policinë sekrete. Askush nuk e vë në diskutim, që ai megjithatë është një ndër njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.”


Që prej 30 vjetësh qarkullojnë thashethemet për bashkëpunimin e Walesas me shërbimin sekret. Shkak është një shënim i policisë sekrete të Gdanskut me 29. dhjetor 1970, sipas të cilës i riu Walesa është obliguar të bashkëpunojë. Me 19. qershor 1976 sindikalisti i mëvonshëm duhet t´i ketë dhënë fund punës konspirative, zyrtarisht sepse nuk kishte dëshirë ta bënte më këtë punë."


Edhe fotokopjet e faturave të vjetra për gjoja honorare për informacione në një shumë të përgjithshme prej afro 4.000 Eurosh duhet ta ngarkojnë Walesën. Megjithatë në vitin 2000 një gjykate polake e pat shpallur zyrtarisht të lirë Walesën nga akuza për bashkëpunim me shërbimin sekret sepse nuk mund të hetohej me saktësi për vertetësinë e dokumentave.


Bashkëluftëtarë të dikurshëm të Walesës e konsiderojnë laureatin e cmimit Nobel të pastër nga cdo njollë. Ish aktivisti i Solidarnosc-it Vladislav Frasyniuk flet biles për një fushatë vrastare, të nxitur nga IPN nën drejtimin e besnikëve të ish kryeministrit Jaroslaw Kaczynski:“Njerëz, që pështyjnë mbi historinë dhe autoritetet e saj janë maskarenj. Këto njerëz nuk kanë bërë asgjë për një Poloni të pavarur. Dhe me njerëz të tillë nuk flitet atyre u jepet një shuplakë.”


Lech Walesa vetë thotë se e ka mundur atëherë shërbimin sekret dhe jo e kundërta dhe këtu nuk do të ndryshojë asgjë as libri i ri. “Unë deklaroj këtu edhe një herë për të gjithë polakët dhe para të gjithë botës. Unë nuk kam qenë kurrë agjent. Le të bëhen qesharakë këto historianë të IPN-së me akuzat e tyre.”