1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një qytet në Rusi i kërcënuar të zhduket

Juri Resheto13 Shtator 2016

Beresniki në rajonin Perm njihet për minierat e kaliumit. Qysh prej 80 vjetësh nxirret atje minerali içmuar. Qyteti ushqehet prej tij, por njëkohësisht ai edhe po e shkatërron atë. Shumë banorë jetojnë me frikë.

https://p.dw.com/p/1K0ra
Russland Beresniki Uralkali Kalibergbau
Fotografi: Imago/Russian Look

Asnjë shenjë nuk të tregon katastrofën. Në vështrim të parë jo, sepse syri të kap liqene të kaltër, kisha të kuqe. Po ashtu edhe parcela të mbjella me domate, patate e kopër. Një vend idilik në Ural. Nëse qendron në kopësht nuk sheh asgjë prej katastrofës. Ky është oborri i Irina dhe Andrej Chorov. Që të dy rreth të dyzetave. Prej 13 vjetësh ata jetojnë këtu, qëkurse arritën ta realizojnë ëndrrën e jetës së tyre, shtëpinë e tyre. Por tani atyre u duhet të përjetojnë se si kjo ëndërr po pëson të çara në mure dhe se si lumturia e tyre familjare gradualisht po shembet si një shtëpi prej letrash.

“Ngado ka krisje e të çara edhe këtu sipër. Shtëpia po anohet. Dyert nuk i hapim dot më si duhet. Shtëpia po bie dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë.

Por edhe sa kohë do të vazhdojnë të jëtojnë këtu, ata nuk e dinë. Katastrofa bëhet e dukshme, kur largohesh prej kopështit të tyre. Kur hyn brenda në shtëpi shesh mure të çara nga do. "Shtëpia është anuar. Bën zhurmë, e vazhdon gjithmonë kështu”, thotë Andrej.

Russland Beresniki Uralkali Kalibergbau
Fotografi: Getty Images/AFP/E. Dermy

Beresniki në Ural, njihet edhe si Atlantisi rus. Një qytet që po mbytet.

E megjithatë ata nuk duan të dorëzohen. “Ne presim dhe shpresojmë, thotë Andrej.

Masa mbrojtëse të vonuara

Uralkali, një ndër prodhuesit më të fuqishëm të kaliumit në botë. Ne udhëtojmë përmes galerive të minierës, që është tetë herë më e madhe se qyteti.

Për dekada minatorët kanë gërmuar në thellësi dhe kanë krjuar një zbarzëti të paimagjinueshme prej 84 milionë metër kub.

Një ndjenjë angushtie, kur e di, që kjo minierë do të shembet. Kjo për arsye se minatorët sovjetikë kanë gërmuar me lakmi e jo gjithmonë sipas normave. Kësisoj një ditë depërtoi uji në minierë dhe shtresat e kripës u tretën, shkëmbinjtë sipër u rrëzuan në gropat e përmbytura. Sipërfaqja u fundos e që nga ajo kohë në disa lagje të qytetit janë krijuar kratere.

Uralkali siguron, se galeritë sot janë shumë të sigurta. Nuk ka rrezik për popullsinë.na thotë Alexander Kladov nga firma Uralkali: “Mbulesa mbahet me të ashtuquajturat spiranca. Njërën e shihni këtu të ngulur në fund. Ajo ngulet me turielë dhe e mban mbulesën në shtresën e sipërme më të fortë të potasës. Kjo e bën të gjithë konstruktin të qendrueshëm.

Por masa të tilla qendrueshmërie nuk kanë më dobi dhe janë me shumë vonesë për Irina dhe Andrej Chorov. Shtëpia e Chorovëve është në rradhën e fundit të shtëpive para një zone të rrezikuar, në të cilën e gjithë ndërtesa po zhytet disa metra. Një djerrinë e zbrazur. “Gardhi atje matanë është kufiri me zonën e rrezikuar. Ky kufi nuk duhet kaluar. Por ne na duhet të jetojmë këtu.

Stacioni i trenit në Beresniki është mbyllur. Këtu merr fund bota e banueshme.

Kisha, dikur simbol i besimit të riforcuar në Rusi mund të gëlltitet në çdo çast prej tokës. Edhe këtu ka rrezik jete.

Nga blloku i banesave me parafabrikate pas gardhit janë evakuuar dy miëj vetë.

Firma Uralkali na lejon të vizitojmë kompleksin kryesor në periferi të qytetit. Para nëntë vjetësh u hap toka këtu në një sipërfaqe prej disa qindra metër katror duke gëlltitur nën vete ndërtesën e administratës.

Ndërkohë zona të tilla të rrezikuara vrojtohen me kamrea, të dëmtuarit i zhdëmtojnë. Por jo të gjithë.

Russland Beresniki Uralkali Kalibergbau
Fotografi: picture-alliance/Russian Look/K. Kokoshkin

Shpresa vdes e fundit

Chorovëve u duhet të luftojnë për këtë. Autoritet e kanë klasifikuar shtëpinë e tyre si "pjesërisht të banueshme".

“Nëse ajo megjithatë do të rrezohet, ne duam të jemi të përgatitur. Ne gjërat me vlerë i kemi dërguar tek miqtë e far e fisi. Peliçen në dimër dhe këpucët e saj në verë. Në mënyrë që të mos na duhet t'i mbledhim gjërat në panik.

Gabimet e së shkuarës sovjetike nuk përsëriten më sot, thuhet zyrtarisht. Siguria e popullsisë ka prioritet. Për Andrej Chorov ky është një ngushëllim i zbehtë. Ai akuzon autoritet për mosveprim. Atij i është miratuar për zhdëmtim një shumë fare e vogël, që nuk i përgjigjet aspak nivelit të shtëpisë së tij. “E ardhmja jonë është e pasigurtë. Administrata jonë e qytetit pret derisa shtëpia të rrëzohet e të zerë ndokënd përfund.Vetëm kështu aktivizohet ajo.

Çfarë mbetet është shpresa. Që disi të bieht dakord me autoritet. Vetëm kështu Andrej mund të ndërtojë një shtëpi të re. Në një lagje më të sigurtë të qytetit. Sepse ai ende nuk e ka humbur besimin tek Beresniki.