1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një viktimë si pasojë e tensioneve në pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës

27 Korrik 2011

SHBA dhe BE i bënë thirrje Prishtinës dhe Beogradit për çtensionim dhe dialog. Policia e Kosovës konfirmon, se një anëtar i Policisë së Kosovës ndërroi jetë të martën në një pritë në veri të Mitrovicës.

https://p.dw.com/p/124me
Fotografi: dapd

Policia e Kosovës konfirmoi, se në anëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të marra në një pritë në veri të Mitrovicës të martën (26.07.201) në mesditë.

Hashim Thaci Premierminister Kosovo
Hashim ThaçiFotografi: picture alliance/dpa

Aksioni i policisë në veri të Kosovës në asnjë mënyre nuk duhet kuptuar si veprim i nxitur me qëllim provokues, por si një hap për rivendosjen e kontrollit në pikat kufitare të territorit të Kosovës, ka deklaruar kryemisntri i Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë për media të mbajtur mbrëmjen e së martës (26.07.2011), në Prishtinë. „Ne nuk do të bëjmë në asnjë rrethanë kompromis me askënd për sigurinë e vendit tonë, për të drejtat tona kushtetuese dhe ligjore. Vendimi ynë është legjitim dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombtare. Kosova me legjitimetin e saj të plotë punon për hapje të kufijve, por në asnjë mënyrë për ndryshimin e tyre. Vendimi i së hënës ka qenë jo i lehtë, por i drejtë dhe i domosdoshëm, ngaqë ne s´mund të jemi indiferent dhe të tolerojmë përjetësisht që sovraniteti ynë të cënohet dhe një pjesë e shtetit tonë të përdoret për kontrabandë. Partneritetin me miqtë ndërkombtar duhet ta ruajmë si sytë e ballit. Por, kushtetuta dhe sovraniteti i vendit janë të shenjta dhe shkojnë përtej çdo partneriteti dhe luajaliteti“, ka thënë kryeminsitri Thaçi. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për mirëkuptim, qetësi dhe gjakftohtësi. Ndërsa, Beogradit i ka bërë thirrje që të evropianizojë qasjen në raport edhe me shtetin e Kosovës, sepse bashkëpunimi është në interes të të dyja shteteve.

Aksionet e Policisë së Kosovës i kanë mbështetur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Zyra Civile Ndërkombëtare, nëpërmjet zëdhënësit Andy McGufy.

EU Außenminister Treffen Syrien Sanktionen Catherine Ashton
Catherine AshtonFotografi: picture-alliance/dpa

SHBA dhe BE apelojnë për çtensionim dhe dialog

SHBA i bënë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të punojnë për shmangien e tensionit të krijuar pasi policia e Kosovës mori nën kontroll dy pikëkalime kufitare në sfondin e mosmarrëveshjeve lidhur me shkëmbimet tregtare. „SHBA shpreh keqardhjen që aksioni i qeverisë së Kosovës natën e kaluar për të vënë nën kontroll doganat e kufirit në veri të Kosovës nuk ishte koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare”, tha zëdhënësi Departamentit të Shtetit. “Ne u bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë punën urgjentisht për çtensionimin e situatës aktuale,” tha zëdhënësi Heide Bronke Fulton. “Të gjitha palëve u bëjmë thirrje të heqin dorë nga dhuna,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton u bëri thirrje udhëheqësve të Serbisë dhe të Kosovës që të shmangin tensionet. Ashton ka biseduar me presidentin e Serbisë Boris Tadic dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe u ka bërë thirrje atyre „që të punojnë për vendosjen menjëherë të qetësisë“ dhe për t'i zgjidhur problemet përmes dialogut.

Pas tensioneve të krijuara një natë më parë në dy pikatkufitare, NATO i ka përforucar patrullat paqeruajtëse në veri të Kosovës.

Autor: A.Beqiraj / V.Filaj-Ballvora (dpa, apf)

Redaktoi: M.Cika-Kelmendi