Evropa

"Njё memorizim kritik pёr Rusinё"

Ish-diplomati Ernst-Jörg von Studnitz: Duhet njё institucon tё ri evropian qё tё analizojё rastet e cёnimit tё tё drejtave tё njeriut nё Rusi sipas modelit tё "Zyrës Qendrore“ pёr padrejtёsitё nё ish-RDGJ.

Ernst-Jörg von Studnitz (picture alliance/Sascha Radke)

Ky veprim duket tё jetё i pazkontё nё njё kohё kur marrёdhёniet mes Rusisё dhe Perёndimit janё mjaft tё tensionuara. Kjo inisiativё mund të interpretohet nga Moska si ndёrhyrje nё punёt e brendshme. Por pikёrsht kёtё propozon Ernst-Jörg von Studnitz. Drejtuesi i nderit tё forumit ruso-gjerman dhe ish-ambasodor i Gjermanisё nё Rusi, sugjeroi nё mes tё korrikut nё njё artikull pёr "Frankfurter Allgemeine Zeitung" krjimin e njё zyre dokumtacioni qё do tё mbledhё rastet e cёnimit tё tё drejtave tё njeriut nё Rusi. "Zyra Qendrore" e dokumentimit pranё administratёs sё landit nё Salzgiter për ish-RDGJ-në do tё shërbejё si model.

Shembull nga Salzgitter

Zyra në Salgiter tё Saksonisё sё Poshtme u themelua nё vitin 1961. Zyrtarёt mblidhnin mes tё tjerash fakte pёr urdhёra tё qёllimit me armё zjarri nё kufrin e brendshёm gjerman, raste tё pёrndjekjeve politike ose keqtrajtime nё burgjet e RDGJ-së. Sipas tё dhёnave tё kёsaj zyre janё dokumentuar mё shumё se 40 mijё raste, tё cilat shёrbyen pas vitit 1990 si prova nё proceset gjyqёsore nё Gjermaninё e ribashkuar. Edhe nё rastin e Rusisё provat do tё vihen nё dispozicion, thotё von Studnitz.
Njё zyrё e re do tё lunate njё rol jo vetёm pёr tё ardhmen por edhe për ditёt e sotme. "Nё qoftё se njerёzit e dinё se padrejtёsitё dokumetohen dhe njё ditё mund tё merren nё konsideratё, atёhere ata veprojnё me mё pak brutalitet", shpreson ish-diplomati.
Me propozimin e tij ai nuk ka menduar nё raste konkrete, thotё Studnitz. Cёnime tё tё drejtave tё njeriut ka shumё nё Rusi nё ditёt e sotme duke filluar me keqtrajtime tё rekrutёve nё ushtri ose procesi mё i fundit pёr ekzekutimin e politikanit opozitar Boris Nemzow, nё rastin e tё cilit ende nuk dihet se kush e ka urdhёruar kёtё ёvrasje.
 

Mё shumё peshё nё nivel Evropian

Von Studnitz thotё, se ai idenё e njё qendre dokumentacioni pёr shkeljet e tё drejtavetё njeriut nё Rusi e ka ngritur me vetёdije nё nivel evropian, sese kёsisoj ajo fiton mё shumё peshё. Ish-ambasadori beson se shanset nё Kёshillin e Europёs do tё ishin mё mirё "sepse ky ёshtё njё institucion, nё tё cilin Rusia merr pjesё vet". Tё mbrosh tё drejtat e njeriut ёshtё njё kompetencё thelbёsore e kёsaj organizate. Megjithatё ai pranon, se Rusia nё Strazburg "me gjasё do tё ndёrmarrё gjithҁka , pёr ta penguar kёtё."

Pjesёmarrja ruse nё Kёshillin e Europёs kohёt e fundit ёshtё mpirë. Pas aneksimit tё Krimesё mё 2014 Asambleja Parlamentare e Kёshillit tё Europёs ia ka hequr tё drejtёn e votёs delegacionit rus. Si rrjedhojё Moska e ka tёrhequr pёr protestё delegacionin e vet. Ministria e Jashtme ruse njoftoi nё qershor, se Moska i ka pezzlluar pagesat nё Kёshillin e Europёs derisa delegacionit të saj t'i rikthehet e drejta e votёs nё volum tё plotё.

Nё kёtё sfond von Studnitz pёrmend BE-nё si njё alternativё pёr krijimin e qendrёs sё dokumentacionit, sepse "kjo e ka pёrcaktuar nё Marrёveshjen e Lisbonёs si parim, qё tё angazhohet pёr tё drejtat e njeriut nё Europё, e jo vetёm nё BE."

Sekretari i Pёrgjthshёm i Kёshillit tё Europёs, Thorbjörn Jagland, pёr arsye kohore nuk ishte nё dispozicion pёr intervistё pёr DW. Zёdhёnёsi i tij iu referua "situatёs sё vёshtrё" me Rusinё, ndёr tё tjera pёr shkak tё mungesёs sё delegacionit rus. "Ne po pёrpiqemi tё gjejmё njё zgjidhje", tha zёdhёnësi. Kёshilli i Europёs ndёrkohё e ka analizuar gjerёsisht" situatёn e tё drejtave tё njeriut nё Rusi dhe nё shtete tё tjera, ndёr tё tjera pёrmes Komisarit tё tё Drejtave tё Njeriut apo edhe Gjykatёs Europiane pёr tё Drejtat e Njeriut nё Strazburg.

Kёshilli i Europёs apo BE-ja?

Nё qarqet e ekspertёve gjen mbёshtetje propozimi i von Studnitz. Susan Stewart nga fondacioni i Berlinit "Shkenca dhe Politika" mendon, se diskriminimi i homoseksualёve nё republikёn ruse tё Çeҁenisё mund tё jetё njё temё e qendrёs sё dokumentimit. Sipas njoftimeve tё shtypit rus ky minoritet pёrndiqet, gjё qё Moska e mohon. Gjermania disave prej tyre u garanton azil. Dёshmitё e tё arratisurve mund tё dokumentohen nga qendra e re, ngjashёm si nё rastin e Salzgitter-it sikurse bёnin tё aratsurit nga RDGJ-ja nё RFGJ. Stewart bёn thirrje pёr pёrjashtimin e Rsisё nga Kёshilli i Europёs, "sepse ajo nuk u pёrmbahet detyrimeve tё saj ". Pёr tё BE-ja do tё ishte "njё zgjidhje mё e mirё" pёr qendrёn e dokumentacionit pёr tё drejtat e njeriut. Por nga ana tjetёr BE-ja do tё duhej qё tё trajtonte edhe defcitet e veta tё demokracisё si p.sh. zhvillimet sё fundi nё Poloni.

Qoftё Kёshilli i Europёs apo BE-ja: Von Studnitz  nuk ka frikё, qё propozimi i tij do tё mund t'i rёndonte raportet e Prёndimit me Rusinё. Argumenti i tij ёshtё: pavarёsisht kritikёs sё RDGJ-sё ndaj Salzgitterit, pёr Gjermaninё Lindore ka pasur kredi perёndimore, vizita zyrtare dhe negociata pёr lehtёsimin e udhёtimeve. Nё mёnyrё tё ngjashme mund tё veprohet edhe me Rusinё.

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو