1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Njohja e gjuhës gjermane shpërblehet

28 Prill 2012

Gjermania synon të lehtësojë përmes "Blue Card" ligjin për lejet e qëndrimit për punonjësit e kualifikuar.

https://p.dw.com/p/14mD2
Frau, die eine Kreditkarte mit dem Eurosymbol zeigt. Symbolbild Blue Card Europa Konkurrenz zur Greencard der USA. picture-alliance/chromorange
Fotografi: picture-alliance/chromorange

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë "kartën jeshile" - "Green Card", Evropa po e provon me "Blue Card". Direktiva e Brukselit e vitit 2009 synon t'u ofrojë punonjësve të kualifikuar nga vendet jo anëtare të BE-së rregulla të njëjta qëndrimi. Në fakt, kjo direktivë duhet të zbatohej në Gjermani deri në qershor 2011, por qeveria federale i la vetes kohë. Ndoshta edhe për shkak se emigracioni është ende një çështje e ndjeshme. Kjo u bë e qartë edhe në debatet e së premtes (27.04.2012) në Bundestag ku u diskutua për projektligjin për "Blue Cardën e BE-së.

ARCHIV - In einem Reinraum werden am Donnerstag (01.09.2011) im Bosch Werk Feuerbach in Stuttgart Hochdruckpumpen für Commonrail Systeme gebaut. Im Kampf gegen den drohenden Fachkräftemangel wappnet sich der weltgrößte Autozulieferer Bosch mit der Aufstockung seiner eigenen akademischen Ausbildungsangebote. Foto: Franziska Kraufmann dpa/lsw (zu lsw-KORR.: "Bosch erhöht Studienplätze um mehr als die Hälfte" vom 04.11.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Mungesë specialistësh tek firma BoschFotografi: picture-alliance/dpa

Për qeverinë federale, është e rëndësishme ta kontrollojë imigracionin sipas interesave. Kartë Blu mund të marrë në të ardhmen, ai që ka mbaruar shkollën e lartë dhe ka një diplomë universiteti ose "ka një kualifikim profesional dhe përvojë pune të paktën pesë vjet". Një tjetër kërkesë për lejen e qëndrimit është që kandidatët duhet të gjejnë një vend pune me rrogën që i takon këtij profesioni. "Nëse dikujt i ofrohet një rrogë vjetore prej 45.000 eurosh, kjo është një shenjë e qartë se punëdhënësi ka nevojë për të, dhe së dyti, se ai është shumë i zoti në profesion, sepse përndryshe nuk do t'i bëhej një ofertë e tillë", tha ministri i Brendshëm Hans Peter Friedrich (CSU) në debatin e Bundestagut.

Mungesa e ekspertëve po shfaq efektet

Në ato profesione ku ka më shumë mungesa profesionistësh, niveli i pagës mund të jetë edhe rreth 35.000 euro. Por kjo nuk do të thotë se kjo rrogë minimale është ajo që duhet t'u ofrohet inxhinierëve apo mjekëve në Gjermani, kjo konsiderohet si kufiri më i ulët që përcakton politika, theksoi ministri.

ARCHIV - Eine Krankenschwester steht am 21.06.2011 auf der Intensivstation der Medizinischen Hochschule Hannover (MHH) neben einer Patientin. Nordrhein-Westfalen steht vor einem drastischen Arbeitskräftemangel: Ohne ein entschiedenes Gegensteuern verliert das bevölkerungsreichste Bundesland bis 2025 rund 1,3 Millionen Erwerbspersonen, darunter etwa eine Million Fachkräfte, wie die Regionaldirektion NRW der Bundesagentur für Arbeit am Mittwoch (12.10.2011) mitteilte. Schon jetzt fehlen in einigen Branchen Facharbeiter. Besonders gelte das für Krankenschwestern, Altenpflegekräfte, Erzieher, Köche, Elektroniker, Dachdecker und Fliesenleger, die teilweise schon NRW-weit händeringend gesucht werden. Foto: Julian Stratenschulte dpa/lnw +++(c) dpa - Bildfunk+++
Mjeksia, sektor ku ka shumë mungesë për forca të kualifikuaraFotografi: picture-alliance/dpa

Opozita e sheh këtë gjë krejt ndryshe. "SPD dëshiron një emigracion të kualifikuar, por ajo nuk kërkon rroga dumpingu" kritikoi socialdemokratja Daniela Kolbe. "Ky nivel i ulët rroge bie në kundërshtim me ligjet e Evropës, dhe është shumë i ulët edhe sa i përket politikës së tregut të punës!" Edhe për inxhinierë, fizikantë dhe matematicienë, që sapo fillojnë karrierën e tyre, një rrogë vjetore prej 35,000 € nuk është adekuate. Në sektorin publik në Gjermani edhe profesionistët e rinj fillojnë me një rrogë prej të paktën 40.000 euro në vit.

Njohja e gjuhës gjermane shpërblehet

Opozita kritikon edhe pika të tjera për ligjin për lejen e qëndrimit për punonjësit e kualifikuar. Së pari kufizimi i lejes së qëndrimit. P.sh. nëse dikush është duke kërkuar për punë ai mund të qëndrojë deri në gjashtë muaj në Gjermani. Nëse gjen një pozicion të paguar në mënyrë të përshtatshme, merr një leje qëndrimi për tri vitet e ardhshme. Në rast se edhe pas tyre vazhdon të jetë ende në marrëdhënie pune, merr të drejtën e qëndrimit të përhershëm. Megjithatë, kush ka njohuri të mira të gjuhës gjermane mund ta marrë këtë leje edhe pas dy vjetësh.

Ky është ndryshim i vërtetë paradigmatik në ligjin për qëndrimin e të hujave, mendon politikani Reinhard Grindel. "Ne i shpërblejmë ata që mësojnë gjuhën gjermane, që janë 'pro' vendit tonë dhe që përpiqen vetë për t'u integruar." Deputeti i gjelbër Mehmet Kiliç nuk mendon kështu. "Për një informaticien është vendimtare gjuha angleze edhe prandaj ai nuk duhet të përjashtohet për shkak të mungesës së njohurive të gjuhës gjermane. Përndryshe, Gjermania mund të shpresojë vetëm që t'i vijnë kokat më të mira nga Austria dhe Zvicra gjermanisht-folëse", thotë Kiliç.

A janë të mirëpritur të huajt në Gjermani?

SPD dhe Partia e Majtë tërhoqën vëmendjen për mungesën e kulturës së mirëpritjes në Gjermani. Kjo i pengon punonjësit e huaj për të ardhur në Gjermani. "Emigrantët duhet ta dinë dhe kjo duhet të ekzistojë edhe në realitet që ata janë të kërkuar, të mirëpritur dhe të vlerësuar në kompanitë gjermane, tek autoritetet e shtetit dhe në rrugë ," tha deputetja e SPD Daniela Kolbe. "Deri sa te ne të krijohet ky lloj qëndrimi mbetet ende një rrugë e gjatë."

Pas një orë e gjysmë debatesh, ligji për zbatimin e direktivës së BE-së për punonjësit e kualifikuar u miratua me votat e CSU, të CDU dhe FDP. SPD dhe Të Gjelbrit abstenuan, Partia e Majtë votoi kundër.Qeveria federale tha se me "Blue Carden e BE-së" kishte krijuar kuadrin ligjor për të tërhequr më shumë punëtorë të kualifikuar në Gjermani. Tani duhet të bëhen aktivë punëdhënësit për ta bëjnë ligjin realitet.

Autor: Sabine Kinkartz / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti