1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Norvegjezi Breivik - i vetëdijshëm për vrasjet

10 Prill 2012

Sipas një raporti të fundit të publikuar në Oslo, vrasësi i 77 njerëzve konsiderohet i vetëdijshëm për veprimet e tij. Më 16 prill pritet vendimi nga trupi gjykues për 33 vjeçarin.

https://p.dw.com/p/14aLx
Anders Behring Breivik vrau 77 vetë
Anders Behring Breivik vrau 77 vetëFotografi: dapd

Një vlerësim më i fundit psiqik (psikiatrik) e konsideron autorin e vrasjeve masive, norvegjezin Anders Behring Breivik të vetëdijshëm për veprimet e tij duke hedhur poshtë ekzaminimet e mëhershme. "33 vjeçari është mendërisht i shëndetshëm", thuhet në raportin e paraqitur para gjykatës në Oslo. Ai duhet tani ta vërtetojë këtë nga gjyqtarët. Nëse Breivik shpallet fajtor, ai mund të vuajë dënimin në burg.

Në procesin e tij të parë para gjyqit në nëntor të vitit të kaluar ai u klasifikua si paaftë mendërisht. Ai vetë e kishte mohuar këtë dhe kishte theksuar që merr përsipër përgjegjësinë për vrasjet e tij. Sipas Breivik-ut, veprimet e tij ishin për vetëmbrojtje dhe të planifikuara për të ndëshkuar qeverinë për “politikat e saj të pro-migracionit”.

Breivik në korrik ka vrarë në lagjen ku janë ndërtesat e qeverisë në Oslo dhe në një kamp veror të partisë qeverisëse të punës në ishullin Utöya 77 njerëz, në mesin e të cilëve edhe një kosovare 17 vjeçe. Norvegjezi 33 vjeçar pritet të paraqitet në gjyq më 16 prill.

Autor: dpa/Kelmendi

Redaktoi: A. Cama