1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Notari amerikan hyn në histori

Elert Ajazaj13 Gusht 2008

Phelps fiton medaljen e pestë të artë

https://p.dw.com/p/Ew6B
Notarët amerikanë Ricky Berens, Ryan Lochte dhe Michael Phelps festojnë përfundimin e stafetës prej notarit të fundit Peter Vanderkaay që e mbylli garën në kohën rekord 6:58.56 në stafetën 4X200 metra stil i lirë.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Ylli i notit, amerikani Michael Phelps, ka fituar në Lojërat Olimpike të Pekinit medaljet e katërt dhe të pestë të artë duke u bërë kështu atleti më i suksesshëm në historinë 112 vjeçare të lojërave. Vetëm një orë pas suksesit në 200 metra delfin me rekord të ri botëror atleti i jashtëzakonshëm 23 vjeçar fitoi me stafetën 4-x-200-metra stil i lirë të SHBA-ve medaljen e vet të 11-të. Për herë të parë stafeta amerikane mbeti nën kufirin e shtatë minutave. Medaljen e argjendtë e fitoi Rusia, atë të bronztë Australia. Ekipi gjerman në olimpiadë shpreson këtë të mërkurë për medalje në skermë dhe në çiklizëm.