1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk krijohet një rast precedent në rast të pavarësisë së Kosovës

11 Dhjetor 2007

Pavarësia e Kosovës preokupon shtypin e sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/CZtE
PrishtinaFotografi: picture-alliance/ dpa

Gazeta "Stuttgarter Zeitung" shkruan:

"Nuk do të krijohet një rast precedent në rast të pavarësisë së Kosovës. Sepse institucionet e së drejtës ndërkommëbtare si OKB, OSBE dhe Gjykata ndërkombëtare nuk janë të përfshira aty. Nga ana tjetër asnjë shtet nuk mund të ndalohet që të njohë një shtet tjetër duke anashkaluar të drejtën ndërkombëtare. Megjithatë edhe shpresa më kuptimplote e kosovarëve nuk do të realizohet. Politikanët e tyre të paaftë i kanë dërdëllitur njerëzve se me pavarësinë do të vijë edhe hovi ekonomik. Por nuk ka asnjë shenje për këtë. Mjafton të hedhësh një vështrim tek fqinja, Maqedonia. Edhe 14 vjet pas pavarësimit ka mbetur shteti i tretë në radhë në Evropë për nga varfëria.

Ndryshe e komenton pavarësinë "Westfälische Nachrichten". Ajo është shpresa e fundit.

"Më mirë sot se sa nesër: Shqiptarët e Kosovës po bëjnë presion për pavarësinë para majit të vitit 2008. Sepse në Kosovë mbisundon para së gjithash: papunësi dhe situatë e pashpresë. Shumica e rreth 2 milionë banorëve shohin tek pavarësimi shpresën e fundit për një të ardhme më të mirë. Por nga ana tjetqë një shtet liliput si Kosova mund të rindizte valën e re të urretjes mes kosovarëve dhe serbëve. Pajtimi mes dy komuniteteve nuk është bërë kurrë. Kosova mbetet ajo që ka qenë: fuçi baruti në Ballkan.

"Märkische Oderzeitung" trajton temën e pavarësisë së Kosovës duke mbajtur një qëndrim mosbesues ndaj dëshirës së shqiptarëve për bashkëjetësë paqësore:

"Ende Moska dhe Beogradi kundërshtojnë, por pavarësia e Kosovës është qëkur çështje e mbaruar për perëndimin. Tanimë bëhet fjalë për detaje taktike. Në të vërtetë ka dështuar vizioni për një koncepti multietnik, sipas të cilit shqiptarët dhe serbët do të bashkëjetonin në mënyrë paqësore. Më së voni kur Prishtina të shpallë pavarësinë, serbët e fundit duhet të marrin arratinë, komenton Märkische Oderzeitung.