1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NZZ: Si përpiqet Kosova të përmirësojë imazhin

28 Nëntor 2011

Gazeta ditore "Neue Zürcher Zeitung" komenton angazhimin e firmës amerikane "Patton Boggs" për të zgjeruar marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

https://p.dw.com/p/13IK8
Logo: Neue Züricher Zeitung, NZZ

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" në numrin e saj të së hënës (28.11) shkruan se udhëheqja kosovare në Prishtinë është shumë e bindur që mund ta ndryshojë imazhin e shtetit të ri përmes krijimit të zyrave të lobiimit në shtete të ndryshme perëndimore. Pas pavarësisë u treguan spote të shtrenjta në televizionet perëndimore, ku kosovarë të lumtur shëtisnin nëpër lëndina të gjelbra, ngrinin në qiell balona, me urra për shtetin më të ri të Evropës. Vërtet, Kosova ka shumë njerëz të rinj, nga ana demografike është shteti më i ri në Evropë.

Por, vazhdon të komentojë gazeta "Neue Zürcher Zeitung", duke iu referuar platformës së internetit, "Balkan Insight", Prishtina në heshtje ka punësuar firmë lobiiste amerikane, "Patton Bogs" për të ndihmuar në zgjerimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Prishtinës dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Pyetja që shtron NZZ është pse të punësohet Patton Boggs dhe pse në heshtje? Transparenca e munguar, komenton më tej gazeta zvicerane, lidhet me faktin që personi adapt për marrëdhëniet ndërkombëtare tek Patton Boggs quhet Frank Wisner. Në kohën e presidentit amerikan, George W. Bush, Wisner ka qenë i dërguari i posaçëm amerikan për negociatat e statusit. Ai luajti një rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës, shkruan NZZ.

Autor: NZZ/L Arapi

Redaktoi: A Verbica