1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dueli Obama-Romney

düa/ Mimoza Cika-Kelmendi4 Tetor 2012

Dueli i parë televiziv mes dy kandidatëve u përqëndrua në politkën ekonomike dhe financiare të SHBA-së në të ardhmen. Si Obama, ashtu dhe Romney paraqitën vizionet e tyre për tatimet dhe vendet e punës.

https://p.dw.com/p/16Jem
Dueli Obama-Romney
Dueli Obama-RomneyFotografi: Reuters

Pesë javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA ka nisur faza finale e fushatës zgjedhore me duelin e parë televiziv të dy kandidatëve për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti aktual Barack Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney kanë shkëmbyer replika lidhur me politikën ekonomike dhe finaciare.

Romney kritikoi Obamën për rritjen e tatimeve, që sipas tij do të prishin koniukturën. Kandidati republikan tha se do të rivendosë vitalitetin e ekonomisë amerikane. Obama nga ana e tij kritikoi Romney për faktin se ai dëshiron t'ju heqë të pasurve tatimet në kurriz të njerëzve të klasës së mesme. Ai mendon se planet e tij do të çonin patjetër në rritjen e borxhit në vend.

TV Duell Barak Obama Mitt Romney Denver USA
Barak ObamaFotografi: Reuters

"Çështja nuk është se ku kemi qenë, por ku do të shkojmë", tha Obama. "Mendoj se për ne e rëndësishme është të zhvillojmë burime të reja të energjisë këtu në Amerikë; për këtë arsye ne e kemi ndryshuar kodin tonë të taksave për të pasur siguri se ne i ndihmojmë bizneset e vogla dhe kompanitë që investojnë këtu në Shtetet e Bashkuara".

Por Obama ishte dakord me Romnin për nevojën e shtimit të prodhimit energjetik. Megjithatë ai tha se duhen shqyrtuar edhe variantet e energjisë së erës, diellit dhe të biokarbureve Ai tha se është e nevojshme të bëhen investime pa e rënduar shtresën e mesme të amerikanëve me koston e tyre

Kandidati republikan paraqiti një vizion tjetër duke mohuar se do t'i ulë tatimet për të pasurit. Romni kritikoi planin e Presidentit Obama për të mos shkurtuar taksat për kompanitë e naftës, ndërkohë që mbështeti shkurtimin e taksave për energjinë alternative. Ai tha gjithashtu se do të donte të sillte përsëri në Shtetet e Bashkuara ato vende pune që janë transferuar jashtë vendit. Ai tha se shtetet janë laboratoret e demokracisë dhe mund të kryejnë disa shërbime më të mira për qytetarët.
 

TV Duell Barak Obama Mitt Romney Denver USA
MItt RomneyFotografi: Reuters

Krahas temave ekonomike, në këtë debat televiziv dominuan edhe pikëpamejt e ndryshme në politikën e shëndetësisë. Ndërkohë, sipas televizionit amerikan CNN, nga një sondazh i kryer për këtë debat, kandidati republikan Romney ka arritur të fitojë më shumë simpati në krahasim me Obamën. 67 përqind e të pyeturve votuan për guvernatorin e Masuçesetit. 

Debati u zhvillua në Denvër të Kolorados nën drejtimin e moderatorit 78 vjeçar, Jim Lehrer, i cili ka drejtuar shumë debate televizive të presidentëve. Tre raundet e tjera të përbashkëta mes dy kandidatëve për president do të zhvillohen në dy javët e ardhëshme. Më 11 tetor do të jenë përballë kandidatët për zevëndëpresidentë të SHBA-së.