1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama hedh poshtë kërkesat e Karsait

16 Mars 2012

Fjalë të qarta nga Kabuli: Trupat amerikane duhet të tërhiqen nga Afganistani sa më parë. Por reagimi amerikan ishte shumë i përmbajtur ndaj kërkesës së presidentit Karsai. Obama do t'i përmbahet planeve të mëparshme.

https://p.dw.com/p/14LX7
Fotografi: picture alliance/dpa

Vlerësimet e mediave amerikane janë unike: Karsai me kërkesën e tij për tërheqjen sa më të shpejtë të trupave amerikane dëmton qeverinë në Uashington dhe strategjinë amerikane ndaj Afganistanit. Autoritetet theksuan se strategjia amerikane ndaj Afganistanit nuk do të ndryshojë - trupat nuk do të tërhiqen para vitit 2014. Zëdhënsi i Obamës, Jay Carney deklaroi: "Kalimi i përgjegjësisë për gjendjen e sigurisë në Afganistan do të bëhet në vittin 2014. Kështu parashikohet me planet e misionit në këtë vend dhe ne do t'i përmbahemi këtyre planeve."

Kërkesat e Karsait

Karsai ka kërkuar që kontrolli të kalojë në duart e afganëve që në vitin 2013. Ai ka kërkuar edhe tërheqjen e trupave amerikane nga fshatrat në bazat e tyre më të mëdha. "Këto kërkesa nuk do të realizohen", tha këshilltari i Obamës, Ashraf Ghani. Marrëveshjet e arritura më parë parashikojnë që trupat ndërkombëtare gjatë vitit 2013 të kenë vetëm rolin e mbështetësit dhe të përzihen në aksione ushtarake deri në vitin 2014, vetëm në qoftë se është e domosdoshme. Këshilltari i presidentit thotë se "të gjithë do të ishin shumë të lumtur në qoftë se tërheqja do të bëhej më parë, por për këtë duhet të arrihen kushtet e domosdoshme."

Ekspertët ushtarakë janë shumë pesimistë se këto kushte mund të plotësohen më parë. Sipas analizave të fundit në Pentagon, forcat afgane të sigurisë nuk janë as për së afërmi të gatshme që të marrin kontrollin mbi gjendjen në Afganistan. Prandaj edhe reagimet amerikane janë të ftohta. Vëzhguesit politikë thonë se presidenti Karsai është i njohur për paralajmërime dramatike dhe më pas heqjen dorë nga këto fjalë.

"Sthyllat"  e strategjisë amerikane

Një përfaqësues i lartë i qeverisë amerikane deklaroi të enjten (15.3.) për televizionin ABC se kërkesa e Karsait i adresohet vetëm opinionit të brendshëm dhe ka për qëllim qetësimin e opinionit. Kjo sepse kalimi i kompetencave dhe përgjegjësive në duart e afganëve është një prej shtyllave kryesore edhe në strategjinë e presidentit Obama.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: AP

Por as shtylla e dytë e kësaj strategjie - bisedimet me talibanët nuk po shkon si duhet. Talibanët kanë ndërprerë negociatat me amerikanët, me shpjegimin se pozicioni amerikan nuk është i qartë sa duhet dhe se qeveria amerikane nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna, si për shembull, ai për shkëmbimin e të burgosurve në Guantanamo. Zëdhënësi i Obamës, Carney hedhë poshtë këto kritika: "Kushtet nuk kanë ndryshuar aspak."

(Kundër)akuzat

Ndërsa ekspertja për siguri KT McFarland, dikur sekretare shteti në Minisitrinë e Mbrojtjes, pohon se kërkesat e taliabënve kanë qëllime të caktuara: "Ata po shohin gjithnjë e më qartë se trupat amerikane në të ardhmen do të tërhiqen nga Afganistani."

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta në Afganistan
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta në AfganistanFotografi: dapd

Kjo do të thotë se për talibanët nuk është tepër e rëndësishme që të kenë ndonjë marrëveshje serioze me SHBA-në. Ata shpresojnë se së shpejti do të marrin pushtetin në Afganistan. Në anën tjetër përfaqësuesit e qeverisë amerikane thonë se negociatat së shpejti do të vazhdojnë.

Autor: Sabine Müller/Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti