1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama ka fituar pikë nga menaxhimi i mirë në rastin uraganit "Sandy"

Sabine Müller/Bahri Cani1 Nëntor 2012

Autoriteti amerikan për Mbrojtjen nga Katastrofat, FEMA, ishte shumë i përgatitur për uraganin shkatërrues "Sandy". Kjo nuk është e vetkuptueshme.

https://p.dw.com/p/16aub
U.S. President Barack Obama hugs North Point Marina owner Donna Vanzant as he tours damage done by Hurricane Sandy in Brigantine, New Jersey, October 31, 2012. At left is New Jersey Governor Chris Christie. Putting aside partisan differences, Obama and Christie toured storm-stricken parts of New Jersey together on Wednesday, taking in scenes of flooded roads and burning homes in the aftermath of superstorm Sandy. REUTERS/Larry Downing (UNITED STATES - Tags: POLITICS DISASTER)
Fotografi: Reuters

Kur uragani "Katrina" e shndërroi Nju-Orleanin në një shkretëtirë në vitin 2005, Autoriteti për Mbrojtjen nga Katastrofat (FEMA) ishin totalisht të papërgatitura. Gjërat tani kanë ndryshuar. Kjo u pa edhe në rastin e uraganit "Sandy". FEMA është në qendër të vëmendjes vetëm atëherë kur gjërat nuk funksionojnë si duhet, si në rastin e uraganit „Katrina“.

Presidenti i atëhershëm George W. Bush përpiqej asokohe që me lëvdata ndaj shefit të FEMA-s, Michael Brown, t'i përmirësonte gjërat. Por të gjithë e kishin të qartë se Autoriteti për Mbrojtjen nga Katastrofat kishin dështuar totalisht.

NO FLASH /// FEMA's Vic Jones, with the hurricane liaison team, tracks Hurricane Irene in order to constantly brief the the staff in Atlanta on Friday, Aug. 26, 2011. The Region 4 center has been directing resources from several agencies preparing to move into place relief for storm victims. For hundreds of miles, as many as 65 million people along the densely populated East Coast warily waited Friday for a dangerous hurricane that has the potential to inflict billions of dollars in damages anywhere within that urban sprawl that arcs from Washington and Baltimore through Philadelphia, New York, Boston and beyond. (Foto:Atlanta Journal & Constitution, John Spink/AP/dapd)
FEMA ishte e përgatitur keq në vitin 2005 kur uragani "Katrina" shkatërroi Nju-OrleaninFotografi: AP

FEMA nuk kishte mjetet e duhura financiare në dispozicion, ishte e përgatitur keq dhe reagoi  tepër ngadalë. Sot gjërat kanë ndryshuar. Nga katastrofa e uraganit „Katrina“ janë nxjerrë mësimet e duhura. FEMA tani ka më shumë mjete financiare në dispozicion.

Njeriu i duhur në vendin e duhur

Presidenti Obama ka forcuar këtë organizatë e cila tani ka një shef të ri, i cili e kupton punën e vet. "Historia na ka mësuar se në SHBA kemi një valë të tërë erërash shumë të fuqishme. Ndaj edhe kemi qenë të përgatitur si duhet", thotë Craig Fugate.

53-vjeçari Craig Fugate ka punuar në sektorin e mbrotjes nga katastrofat tërë jetën. Ka punuar në sektorin e mjeksisë, pastaj si zjarrfikës e më pas edhe si shef i Autoriteteve për Mbrojtjen nga Katastrofat në Floridë, ku historia e erërave të fuqishme është më e dendur se në asnjë vend tjetër.

Shumë kohë para se „Sandy“ të godiste brigjet e Atlantikut, FEMA kishte përgatitur ujë, mjete ushqimore, agregatë dhe gjeneratorë për furnizim me energji elektrike dhe gjërat e tjera të domosdoshme për zonat që mund të prekeshin nga uragani. Ndërsa në momentin e goditjes së uraganit, FEMA ishte në gjendje gatishmërie 24 orë në ditë.

epa03453525 A truck remains submerged on the ramp to the Battery underpass in lower Manhattan as the city tries to recover from the after effects of Hurricane Sandy in New York, New York, USA, 31 October 2012. The storm is one of the largest to hit the region in decades and has cause massive destruction of the city's infrastructure. EPA/JUSTIN LANE +++(c) dpa - Bildfunk+++
Nju-Jork, dëmet nga urgani SandyFotografi: picture-alliance/dpa

FEMA dhe roli i saj në fushatë

Chris Christie, guvernatori i Nju-Xhersit ka vetëm fjalë të mira për FEMA, e cila tani është bërë një mjet shumë i fuqishëm në fushatën parazgjedhore. Kjo sepse reagimi i shpjetë dhe i duhur në kohën e uraganit "Sandy" ka dëshmuar edhe aftësinë drejtuese të presidentit Obama. Në raste të këtilla shihet se sa i rëndësishëm është roli i shtetit. Republikanët  kanë kërkuar më parë që shteti të ketë një rol sa më të vogël në shumë gjëra.

Para një viti kandidati i tyre për president Mitt Romney pohonte se autoritetet për mbrojtje nga katastrofat duhet të organizohen në nivel të shteteve federale e madje edhe në nivel të firmave private. Buxheti i FEMA-s në lverë prej miliarda eurosh është kaherë një halë në sy për republikanët. Ata shumë shpesh kanë kërkuar shkurtimin  e buxhetit të saj. Ndërsa tani Mitt Romney pohon se ai nuk ka dashur kurrë ta shpërbëjë FEMA. Ai shton se në rast se fiton, FEMA do të ketë mjaft para në dispozicon për të vazhduar punën. 

This handout photo provided by the White Houae shows President Barack Obama receiving an update on the ongoing response to Hurricane Sandy, in the Situation Room of the White House in Washington, Monday, Oct. 29 2012. Participating via teleconference, clockwise from top left, are: Homeland Security Secretary Janet Napolitano; FEMA Administrator Craig Fugate; Rick Knabb, director of the National Hurricane Center; Transportation Secretary Ray LaHood; and Energy Secretary Steven Chu. In Situation Room,, from left are: Clark Stevens, assistant Press Secretary; Emmett Beliveau, director of the Office of the Chief of Staff; John Brennan, assistant to the President for Homeland Security and Counterterrorism; Richard Reed, deputy assistant to the President for Homeland Security; Chuck Donnell, senior director for Resilience; Asha Tribble, senior director for Response; Chief of Staff Jack Lew; Alyssa Mastromonaco, deputy chief of staff for Operations; Press Secretary Jay Carney; and David Agnew, director for Intergovernmental Affairs. (AP Photo/Pete Souza, White House)
Obama me shtabin e krizës për shkak të urganit SandyFotografi: AP

Fjalën e ka marrë madje edhe ish-shefi i FEMA-s, Michael Brown, njeriu i cili ishte përgjegjës për reagimin tepër të ngadalshëm në rastin e uraganit „Katrina". Brown e kritikon presidentin Obama" për një reagim tepër të shpejtë në rastin e uraganit „Sandy“. Obama ka ndërprerë fushatën e tij zgjedhore për të shkuar në FEMA dhe për mbajtur një konferencë shtypi para shtabit të krizave. Brown thotë se kjo është bërë për motive politike. Ndërsa shefi i tanishëm i FEMA Fugate, reagon me qetësi: më mirë tepër shpejt, se sa tepër vonë!