1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama përpiqet të fitojë votat edhe në kampet e tjera

Jens Borchers4 Korrik 2008

Në fillim pretendimet e tij ishin të mëdha, por dalëngadalë Barack Obama po i redukton premtimet e tij. Ai përpiqet të fitojë votat edhe në kampet e tjera, por kjo mund t'i kushtojë humbjen e besimit.

https://p.dw.com/p/EWFn
Kandidati demokrat për President, Barack Obama duke folur me ushtarët në Sharky's Cafe në Latrobe, mars 2008
Kandidati demokrat për President, Barack Obama duke folur me ushtarët në Sharky's Cafe në Latrobe, mars 2008Fotografi: AP

Gjilpërën me kokë me flamurin amerikan nuk donta ta mbante. Të paktën kështu ndodhi vjeshtën e kaluar. Senatori mendonte atëherë se nuk kishte nevojë për simbole bosh dashurie ndaj atdheut. Kjo gjë tani ka ndryshuar. Pas pyetjeve të shpeshta nëpër intervista dhe komenteve të acaruara Obama ndërroi mendje. Tani ai e mbërthen fort në xhaketën e tij karficën me flamurin amerikan.

Simbolet e partive poliltike amerikane, republikane dhe demokrate
Simbolet e partive poliltike amerikane, republikane dhe demokrateFotografi: APTN

Kjo kthesë është një imtësi politike

Të rëndësishme këto gjëra bëhen vetëm atëherë kur shpeshtohen. Dhe këto po i ndodhin Barack Obamës, i cili angazhohet për ndryshime dhe politikë të pastër e të ndershme. Në pak fjalë: lufta e Irakut. "Rruga më e mirë për të ruajtur sigurinë tonë dhe për të bërë presion tek udhëheqësit irakianë për t´dhënë fund luftës së tyre qytetare është: të tërheqim menjëherë trupat tona ushtarake. Jo pas gjashtë muajsh apo një viti por tani menjëherë".

Obama, dhe tema ambienti
Obama, dhe tema ambientiFotografi: AP

Tërheqje brenda 16 muajsh, ky ishte plani i Obamës

Kandidati demokrat është shprehur kundër shtimit të trupave amerikane në Irak. Tani atje ka më pak sulme dhe viktima, bile janë regjistruara përparime të vogla politike. Andaj Obama ndodhet nën presion. Kundërshtatri i tij politik, Xhon Mekkein (John McCain) është angazhuar masivisht për shtimin e trupave ushtarake në Irak dhe krenohet tani se ka zgjedhur strategjinë e duhur. "Ne nuk guxojmë të tërhiqemi tani trupat sepse rrezikojmë sukseset e muajëve të mëparshëm. Kampi i Obamës tani nuk angazhohet për tërheqje brenda 16 muajve.

Obama: tërheqje brenda 16 muajve

"Ne duhet të largohemi nga Iraku me kujdes sepse kemi hyrë atje me shumë pakujdesi. Por ne duhet ta fillojmë tërheqjen, " thotë Obama. Të fillojmë, thotë ai por nuk shton asnjë fjalë për atë se kur duhet të përfundojë tërheqja e trupave nga Iraku.

End the Iraq War
End the Iraq WarFotografi: AP

Një temë tjetër: financimi i fushatës zgjedhore

Muaj me rradhë Barack Obama pati lënë të kuptohej se nga shtatori do të marrë në kondideratë paratë publike përtë financuar fushatën e tij. Arsyetimi: donatorët privatë rrisin varësinë e kandidatit nga ndikimet dhe kërkesat e mëvonshme. Por edhe në këtë pikë Obama ka ndërruar mendje: financimi shtetëror i fushatës nuk funksionon si duhet. Ai angazhohet tani që elektorati të financojë fushatën e tij: "Në vend që të varem nga dhuratat e lobistëve dhe shoqatave, është më mirë që zgjedhësit të mbështesin fushatën tonë. Me 5, 10 apo 20 dollarë me aq sa kanë mundësi".

Kjo që thotë Obama është pjesërisht e vërtetë: vitin e kaluar ai ka marrë edhe ndihma të mëdha dhe të tjerët kanë mbledhur të holla për të.