1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama paralajmëron Assadin

DW/ Mimoza Cika- Kelmendi24 Korrik 2012

Është rritur në gjithë botën shqetësimi për rrezikun e një ndërhyrjeje me armë të shkatërrimit në masë nga ana e regjimit të Baschar al Asad-it.

https://p.dw.com/p/15drm
Zëdhënësi i ministrisë siriane të Jashtme, Jihad Makdissi thotë se Siria do i përdorë armët vetëm në rast të "agresionit nga jashtë"
Zëdhënësi i ministrisë siriane të Jashtme, Jihad Makdissi thotë se Siria do i përdorë armët kimike vetëm në rast të "agresionit nga jashtë"Fotografi: Reuters

Presidenti amerikan Barack Obama kërcënoi me pasoja lidhur me deklaratën e Sirisë për përdorimin e këtyre armëve në rast sulmi nga jashtë. "Pushtetmbajtësit në Damask të mos bëjnë "gabim tragjik" duke përdorur armatimin kimik. Zotërimi i armëve kimike është kundër çdo marrëveshjeje ndërkombëtare", tha ai dhe shtoi se "presidenti sirian tashmë është në ditët e fundit të regjimit të tij, ndaj vendi duhet të përgatitet për një tranzicion politik".  

Regjimi i Assad-it kishte kërcënuar më parë se do të përdorte armët e shkatërimit në masë vetëm në rast të një ndërhyrjeje ushtarake nga jashtë dhe jo kundër popullit civil. Prej vitesh Siria ndodhet në listën e zezë të zotëruesve të armëve kimike, që sipas konventës ndërkombëtare ndalohen rreptësisht të përdoren. Në Siri ndërkohë luftimet janë intensifikuar shumë edhe më tej ditën e hënë në kryeqytetin Damask dhe në Alepo. Ushtria ka përsëri nën kontrollon disa pjesë të kryeqytetit, tha një zëdhënës i kryengritësve.  

Luftë në Siri
Luftë në SiriFotografi: Reuters

Nën presionin e luftimeve në vazhdim në Siri, Europa po përgatitet për të pritur një fluks refugjatësh nga ky vend. Për 200.000 të tillë është gati një plan shpëtimi, bëri të ditur një diplomat gjatë një takimi të ministrave të brendshëm të BE-së në Qipro. Qeveria  e ishullit mesdhetar që ndodhet vetëm 150 kilometra larg nga Siria do të kujdeset fillimisht për refugjatët e ardhur në Qipro për të paktën dy ditë.