1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama përsëri President

Mimoza Kelmendi7 Nëntor 2012

Pas një fushate që ka zgjatur më shumë se një vit, populli amerikan vendosi të rizgjedhë Barack Obamën si president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Por Dhoma e Përfaqësuesve do të kontrollohet nga republikanët.

https://p.dw.com/p/16e0t
Mbështetësit e Presidentit Barack Obama festojnë fitoren
Mbështetësit e Presidentit Barack Obama festojnë fitorenFotografi: picture-alliance/dpa

Amerikanët kanë zgjedhur Barack Obamën si president të SHBA-ve edhe për katër vjet të tjera. Në garën e numërimit të votave presidenti demokrat aktual në detyrë, sipas rezultateve paraprake, i ka fituar këto zgjedhje, veçanërisht në ato shtete që quhen "të papërcaktuara". Në këto shtete ku spektri politik nuk është i përcaktuar në mënyrë të qartë Obama mundi të fitojë. Obama fitoi 290 vota elektorale, ndërsa Romney 203 vota. Përsa i përket votave popullore kandidati republikan për president, Romney mori 51% të votave ndaj 48% të Obamës.


Florida ishte shteti që i mbajti deri në fund qytetarët në tension. Rivali sfidant republikan Mitt Romney nuk arriti ndonjë suprizë. Obama arriti sipas rezultateve paraprake të sigurojë fitoren në mbi 20 shtete si: në Kaliforni, në Uashington, në Ajova, në Pensilvani, në Minesota, në Uiskonsin etjer. Romney siguroi fitore në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut dhe në Indiana, por edhe në disa shtete të tjera.

Obama pas fitores në Çikago para ithtarëve të tij
Obama pas fitores në Çikago para ithtarëve të tijFotografi: REUTERS

Obama falenderoi përmes rrjetit social online, Twiter të gjithë ithtarët e tij për zgjedhjet e fituara. "Kjo ndodhi falë jush, ju falenderoj", shkruante ai.

Më pas Obama foli para simpatizantëve të tij në Çikago: "Do të përfundoj atë që kam nisur. Për SHBA-në më e mira do të vijë". Ai i ka telefonuar po ashtu rivalit të tij republikan Mitt Romney, i cili pak më parë kishte pranuar humbjen e tij në këtë garë shumë të rreptë. Obama i tha Romney-it se "Ne mund të jemi ndeshur ashpër në këtë garë, por kjo ndodh për shkak se ne e duam thellësisht këtë vend".

Ndërsa Romney, në paraqitjen e tij para mbështetësve ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ka uruar Obamën për fitoren.


Kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij. Edhe mbështetësit e tij dhe ekipi i fushatës së tij mertiojnë gjithashtu përgëzimin. Ju dëshiroj më të mirat, por në veçanti presidentit, Zonjës së Parë dhe vajzave të tyre. Kjo është kohë e sfidave të mëdha për Amerikën dhe unë lutem që presidenti të jetë i suksesshëm në udhëheqjen e kombit tonë”, u u shpreh Romney.

Mitt Romney, rivali republikan i Obamës pranon humbjen
Mitt Romney , rivali republikan i Obamës pranon humbjenFotografi: REUTERS

Ndërkohë që situata në Dhomën e Përfaqësuesve mbetet e pandryshuar. Republikanët sipas parashikimeve do të kenë shumicën e vendeve. Në senat demokratët mund të rrisin fuqinë e vetos së tyre duke llogaritur edhe mbështetjen e senatorëve të rinj të pavarur. Në Çikago kanë nisur festimet në Qendrën e Kongreseve për fitoren e Obamës. Festime ka edhe në Nju Jork dhe në disa shtete të tjera.