1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama sfidon Klintonin në katër shtete

Schmiester, Carsten / Washington (NDR)11 Shkurt 2008

Në garën për fitimin e kandidaturës për president të SHBA, Barak Obama fitoi në Uashington, Nebraska, Luiziana si dhe në Nju-England Maine kundër konkurentes së tij, Hillary Klinton.

https://p.dw.com/p/D5lG
Senatori Barak Obama dhe senatorja Hillary ClintonFotografi: AP
Tri zgjedhje preliminare, tre fitore për Obaman: nuk ka diskutim, e shtuna e javës që përfundoi ishte e shtuna e tij. Edhe të djelën Obama fitoi shumicën e votave të demokratëve në Nju-England Maine. Hillary Klinton nuk arriti të shënojë pikë në asnjë nga këto zgjedhje. Por megjithatë, mbetet një garë kokë më kokë tek demokratët, pasi edhe "super e marta" e kaluar, me zgjedhje preliminare në 24 shtete nuk e qartësoi vendimin për kandidatin ose kandidaten për president të SHBA.
Obama dhe Clinton ishin të shtunën miq në Virxhinia, ku do të ketë zgjedhje pas pak ditësh. Të dy mbeten optimistë se kanë shanse të emërohen nga kongresi i partisë së tyre në fund të gushtit si kandidatë për presidentë. Duartrokitjet më të fuqishme ishin për Obaman, fituesin e mbrëmjes elektorale: "Ne fituam në Luiziana, në Nebraska dhe në shtetin federal Uashington në Veri, në jug dhe në mes dhe do të fitojmë të martën edhe në Virxhinia, nëse ju votoni së bashku me mua për kthesën"
Të duket sikur Obama e ka kuptuar vetëm tani, se ka aktualisht shansin më të mirë për t'u bërë kandidat për president i demokratëve. Krahasuar me daljet e tij të mëparshme para publikut, ai tani ka pamje më luftarake. Kjo ka impresionuar shumë vetë, edhe strategen politike Dona Brazil, e cila analizoi në stacionin televiziv CNN situatën: "Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për Obaman. Ai ka fituar kudo në vend. Por Hillary Clinton po bën edhe më tej një fushatë elektorale shumë të mirë- dhe kjo fushatë në asnjë mënyrë nuk konsiderohet e kapërcyer."
Clintoni vetë foli para Obamës duke përdorur tone me të ulëta, krahasuar me daljet e saj të mëparshme në fushatat elektorale. Ajo e hodhi e vështrimin një gjysmë viti përpara në janar 2009, kur presidenti i ri të bëjë betimin: "Dikush do të qendrojë në shkallët e Kapitolit dhe do të vërë dorën e tij ose të saj mbi bibël. Dhe pastaj ai ose ajo do të bëjë betimin si president i 44-t i SHBA. Ne do të përkujdesemi që ky president të jetë një demokrat."
Ndryshe është puna te republikanët. Atje, pas largimit të Mit Romneyt, senatori 71 vjecar Xhon Makkein mbetet favorit, edhe nëse rivali i tij, Majk Hakëbi fitoi në zgjedhjet e fundit në Kansas, Uashington dhe Luiziana.