1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Odinga synon të zgjidhet nga populli si kundërpresident

31 Dhjetor 2007

Presidenti i rizgjedhur Kibaki ka bërë thirrje për unitet dhe për t'i lënë mënjanë pasionet e ndezura nga procesi zgjedhor.

https://p.dw.com/p/CiQf
Raila OdingaFotografi: AP

Pas rizgjedhjes së Mwai Kibaki si president i vendit gjendja në Kenia është acaruar edhe më tej. Në kryeqytetin e vendit Nairobi policia ka shpërndarë me gazlotsjellës dhe me të shtëna paralajmëruese protestuesit e opozitës së udhëhequr nga Raila Odinga dhe i ka urdhëruar të mos dalin nga shtëpitë. Nga qyteti Kisumu në perëndim të vendit njoftohet për 50 kufoma që u çuan në morgun e qytetit.

Opozita i ka bërë thirrje popullit të këtij vendi afikano-lindor që të mos i njohë rezultatet e shpallura nga Komisioni qëndor zgjedhor. Odinga ka njoftuar se do të zhvillojë sot në kryeqytetin e vendit Nairobi një ceremoni për t'u zgjedhur nga populli si kundërpresident. Autoritetet kërcënuan se në një rast të tillë do ta arrestonin Odingen dhe dhe pasuesit e vet. Odinga e akuzon komisionin elektoral se ka falsifikuar rezultatin duke shpallur fitues presidentin Kibaki në zgjedhjet e së enjtes.

Sipas të dhënave zyrtare, Kibaki kishte marrë në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara të enjten e javës që lamë pas rreth 230 mijë vota më tepër se Oldinga. Presidenti Kibaki ka bërë thirrje për unitet dhe për t'i lënë mënjanë pasionet e ndezuara nga procesi zgjedhor.

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kritikuan parregullsitë gjatë numërimit të votave.