1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Odiseja diplomatike e SHBA-së për Sirinë

Kersten Knipp 9 Nëntor 2013

Pas përvojës në Afganistan dhe Irak amerikanët nuk janë aspak indiferentë për çfarë ndodh në Siri, edhe pse është e vërtetë se SHBA është e lodhur nga luftërat.

https://p.dw.com/p/1AES5
Fotografi: Reuters

Gjenevë, Rusi, Paris, e këtë javë Gadishulli Arabik: Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka bërë shumë milje fluturim në përpjekjet e tij për t'i dhënë fund dhunës në Siri. Në të gjitha stacionet e turneut të tij diplomatik, ai u përpoq të shpjegojë qëndrimin amerikan mbi çështjen Siri. Nevojë për shpjegime kishte mjaft. Sepse për shkak të vendimit të habitshëm për të mos reaguar me sulm ushtarak pas përdorimit të armëve kimike në Siri pyetjet u shtua: Çfarë strategjie ka Obama? Ka apo a ka ndonjë strategji? Dyshimet për pozicionin e presidentit amerikan ministri i Jashtëm Kerry nuk mundi t'i largojë të gjitha. Kohët e fundit kolegu i tij nga Arabia Saudite Al-Faisal tha madje se mes Rijadit dhe Uashingtonit kishte në lidhje me Sirinë "diferenca strategjike".

"Mashtrim diplomatik"

Tërheqja e Obamës ka shkaktuar zhgënjim edhe në pjesë të tjera të botës arabe. Shkrimtari i njohur libanezo-palestinez Elias Khoury e quajti në një artikull për portalin e interneti qantara.de strategjinë e SHBA-së si një kombinim mes "lëkundjes dhe pamundësisë." Ai nuk ka mendim të mirë as për marrëveshjen SHBA-Rusi për kontrollin e armëve kimike dhe thotë se me të Uashingtoni dhe Moska kanë "inskenuar një nga mashtrimet më të mëdha diplomatike të kohës sonë." Kontrolli i armëve, mendon Khoury, është thjesht një gjë anësore: "Shumë më tepër marrëveshja për armët kimike mund të jetë hapi i parë drejt vendosjes së një gjendjeje në Siri nga të dyja superfuqive dhe transformimin e vendit në një stacion të madh izolimi, pas dyerve të të cilit do të gëlojnë vrasja dhe terrori"- ndërsa nga tjetër do të vazhdojnë përpjekjet për të shmangur përhapjen e konfliktit.

"Shkurtim cinik"

Politologu Henning Rieke, ekspert pranë Shoqatës Gjermane për Politikë të Jashtme, nuk beson në një skenar të tillë. Amerikanët nuk janë aspak indiferentë për çfarë ndodh në Siri. Pas përvojës në Afganistan dhe Irak Uashingtoni e di se terroristët islamikë nuk e kufizojnë luftën e tyre në një shtet të vetëm. "Nëse në një vend nuk janë më të nevojshëm apo vihen nën presion, atëherë ata shkojnë diku tjetër." Amerikanët kanë edhe një arsye tjetër pse të mos e lënë Sirinë vetëm: Në Siri nuk vendoset vetëm e ardhmja politike e vendit, por e gjithë Lindjes së Mesme. Sepse në Siri po ndodhë një luftë ku duke luftuar për rolin e një fuqie rajonale janë duke luftuar Irani dhe Arabia Saudite. Dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund ta injorojnë as këtë. Edhe pse është e vërtetë se SHBA është e lodhur nga luftërat dhe nuk kanë forca për një angazhim tjetër ushtarak, Uashingtoni e di se kjo ka ndikim në zbehjen e rolit amerikan në rajon, mendon Henning Rieke. Prandaj politologu e quan akuzën në adresën e amerikanëve për indiferencë të paqëndrueshme: "Ajo është një shkurtim cinik."

USA John Kerry Russland Außenminister Lawrow Syrien Resolution
John Kerry dhe LavrovFotografi: picture-alliance/AP
Elias Khoury
Elias KhouryFotografi: Heike Steinweg

Megjithatë, edhe ai ndan pikëpamjen e shumë ekspertëve se amerikanët nuk kanë ndonjë plan për Sirinë. Me sa duket ata janë për një tërheqje të Asadit nga pushteti. Por deri tani jo se çfarë mund të ndodhë ose kush mund të vijë pas tij. Pasiguria e amerikanëve lidhen edhe me faktin se "Ata duan stabilitet në rajon. Stabiliteti është gjëja më e rëndësishme për ta." - mendon Henning Rieke.

"Radikalizëm nihilist"

Analisti politik Hazem Saghieh është skeptik se stabiliteti mund të arrihet. Në një artikull për gazetën "Al Hayat", ai skicon jo vetëm për të ardhmen e Sirisë, por edhe të gjitha vendet arabe të tranzicionit një tablo të zymtë. Në të gjitha vendet e prekura islamistët i kanë vënë vulën e tyre zhvillimit politik. Prandaj ai parashikon për rajonin një skenar dyfish dëshpërues: "Ne ndoshta do të jemi dëshmitarë varietetesh të ndryshme të një radikalizmi nihilist, të cilat do të vazhdojnë t'i copëzojnë shoqëritë kundër vullnetit të qytetarëve të tyre. Në të njëjtën kohë do të shohim se si disa përpjekje pjesërisht komike e pjesërisht tragjike do të na shiten si shpëtim nga ana e ushtrisë."

Araber liest Zeitung
Fotografi: AP