Bota

Oficeri sovjetik, që shmangu luftën bërthamore me SHBA ndërron jetë

Stanislav Petrov, një ish-oficer sovjetik i thirrur "njeriu që shpëtoi botën", ka vdekur. Vendimi që ai mori brenda disa sekondash më 1983 shmangu luftën bërthamore.

Deutschland 2013 Dresden-Preis für Stanislaw Petrow (picture-alliance/dpa/O. Killig)

Stanislav Petrov, një ish-oficer sovjetik, të cilit i njihet merita se shmangu një luftë bërthamore me SHBA ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Petrovi ishte në shërbim në një qendër sekrete sovjetike për paralajmërimet e hershme kur u ndez një sinjal alarmi, që paralajmëroi lëshimin e një rakete bërthamore ndërkontinentale. Nënkoloneli 44 vjeçar duhet të vendoste brenda minutash, nëse Bashkimi Sovjetik po sulmohej.

Ai mund t'ia kishte raportuar sinjalin e alarmit eprorëve, të cilët mund të kishin urdhëruar masa shpaguese. Por në vend të kësaj ai vendosi që ishte një alarm i gabuar.

Vendim i shpejtë, paqe e qendrueshme

Vendimi prej sekondash i Petrovit është fiksuar në dokumentarin e vitit 2014 "Njeriu që shpëtoi botën".

"Unë refuzova kategorikisht të isha fajtor për nisjen e Luftës së Tretë Botërore", tha Petrovi në film. "Unë u ndjeva sikur po më çonin në një ekzekutim".

Incidenti, që për pak përfundoi në katastrofë, nuk doli në dritë deri pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Megjithëse me shumë gjasa ai shmangu një luftë bërthamore dhe vdekjen e miliona vetëve, Petrovi vetë kurrë nuk e pa veten si hero, thotë i biri. "Ai gjithmonë habitej që njerëzit e bënin hero," thotë ai. "Ai thjesht kreu mirë detyrën".

Petrovi vdiq në maj, por lajmi që ai kishte ndërruar jetë u bë publik të martën, kur miku i tij gjerman, Karl Schumacher mori në telefon për t'i uruar atij datëlindjen. Aty i biri i tha se ai kishte vdekur.

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو