1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OJQ-të në Rusi të padëshiruara

Karsten Kaminski10 Korrik 2015

Këshilli i Federatës Ruse të Dumës ka vendosur në listën e zezë 12 organizata joqeveritare (OJQ) në Rusi duke ndaluar veprimtarinë e tyre, Kuadri ligjor aktual i kufizon ato edhe më shumë.

https://p.dw.com/p/1Fw0r
Russland Präsident Wladimir Putin Overlay
Fotografi: picture-alliance/dpa

Fillimisht organizatat joqeveritare ruse u regjistruan si „agjentë“, tani Moska po vepron kundër OJQ-ve huaja. Bashkëpunimi me to ndëshkohet ligjërisht, disa madje janë ndaluar. Ligjet kundër organizatave joqeveritare në Rusi janë ashpërsuar nga viti 2012. Para tre vitesh hynë në fuqi „ligjet e agjentëve“. Organizatat që financohen nga jashtë konsiderohen si “agjentë”. Tani organizatat joqeveritare shihen si kërcënim për rendin kushtetues rus dhe sigurinë e vendit. Me këto argument u vendosën në një listë të zezë 12 organizata joqeveritare, por me një formë eufemizmi flitet për një “listë patriotike të ndalimit”.

Në këtë listë ndodhen shtatë organizata të pavarura nga SHBA si “Freedom House” apo Instituti Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare (NDI). Edhe dy organizata polake dhe tre ukrainase si qendra “East European Democratic Center” me seli në Varshavë, apo kongresi ukrainas Ukrainian World Congress (UWC). Organizatat gjermane nuk janë përfshirë në këtë listë. Përpilimi i listës, sipas Konstantin Kosatshov kreu i komisionit të jashtëm të federatës, është bërë në bashkëpunim me prokurorinë, Ministrinë e Jashtme dhe Shërbimin Informativ. „Ne i kemi vendosur këto organizata në listë, sepse ato përpiqen me të gjitha mjetet që të përzihen në politikën e brendshme ruse“, tha Kosatschov për agjencitë ruse të lajmeve.

Logo Freedom House

Reagime të shqetësuara dhe zemëruara

Por organizatat e prekura nuk mendojnë kështu. Reagimi nga ana e SHBA-së është i qartë: „Freedom House“ e shikon këtë procedim me OJQ-të si një gabim të madh. „Qeveria ruse punon vazhdimisht për kufizimin e të drejtave të njeriut“, thotë Robert Ruby nga "Freedom House". Edhe organizata NDI e kritikon këtë listë duke bërë fjalë për një „izolim të Rusisë“.

Edhe në Poloni reagimet janë të zemëruara. Agnieszka Komorovska, kryetyre e qendrës „East European Democratic Centre“, nuk mund ta kuptojë vendimin e autoriteteve ruse. „Ne nuk e kuptojmë vërtet se pse ndodhemi në këtë listë. 15 vite me radhë ne jemi angazhuar për media të pavarura. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të ndihmojmë njerëzit në vend dhe asnjëherë organizata politike. Puna jonë nuk ka qenë drejtuar asnjëherë kundër askujt.”

"Kthim në kohën sovjetike"

Ndërsa Ukrainian World Congress (UWC) sqaron në bisedë me Deutsche Wellen se futja në listë nuk është arsyetuar asnjëherë. Eugene Czolij kërkon për këtë mbështetje nga jashtë. „Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj këtij veprimi të papranueshëm të autoriteteve ruse, sepse ai tregon që Rusia kërkon të kthehet në kohën totalitare të Bashkimit Sovjetik.“

Aktualisht autoritetet ruse janë duke vepruar edhe kundër organizatës ukrainase të mbrojtjes së konsumatorit, OSPP, pasi kjo e kishte cilësuar javën e kaluar Krimenë si një „territor të pushtuar“. OSPP akuzohet për shkelje të ligjeve në fuqi, por Michail Anshakov, kreu i OSPP-së i hedh poshtë këto fajësime.

Marieluise Beck
Politikanja e gjelbër gjermane Marieluise Beck kritikon listën e zezë ruseFotografi: Oxana Evdokimova

OJQ-të nuk dorëzohen
Ashpërsimi i ligjeve me përdorimin e listës së zezë ka hasur në kritika edhe në Gjermani. Zëdhënësi për politikën e jashtme i fraksionit të majtë, Stefan Liebich thekson se rregullorja e re e izolon edhe më tej Rusinë. Ndërsa Marieluise Beck, zëdhënsja e fraksionit të Të Gjelbërve në Bundestag për politikën e Jashtme shikon në këtë vendim të ri „shtimin e shtypjes ndaj shoqërisë civile në kontekstin e shfaqjes agresive politike të Kremlinit ndaj fqinjëve europianë. Shteti vepron gjithnjë e më ashpër ndaj atyre që në një bashkëpunim përtej kufijve angazhohen për një Rusi demokratike, të hapur ndaj botës.“

Organizatat e huaja joqeveritare e dinë tanimë se me futjen në listën e zezë me ligjin e ri, ato janë „organizata të padëshirueshme“, dhe një bashkëpunim me to shihet si shkelje ligjore, por ato nuk duan të heqin dorë. Kështu Robert Ruby nga „Freedom House“ bën të ditur se organizata e tij do të vazhdojë të mbështesë njerëzit në vend „që angazhohen për demokracinë.“