1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ONEB publikoi raportin për programin bërthamor iranian

16 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CHwG

Organizata Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (ONEB) publikoi një raport të ri për programin diskutabil bërthamor iranian. Raporti ka shkaktuar reagime të ndryshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe paralajmëruan se do të angazhohen për masa të tjera ndëshkuese kundër udhëheqjes në Teheran. Nga ana tjetër Teherani zyrtar vlerëson se raporti konfirmon politikën e deritanishme iraniane. Organizata e Kombeve të Bashkuara thekson në bilancin e saj se Irani deri tani ka ofruar në parim informacione të vërteta sa i përket programit të tij nuklear por nuk ka përmbushur kërkesën për ndërprerjen e pasurimit të uranit.