1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita malazeze kërkon zgjedhje, koalicioni qeverisës kundërshton

22 Dhjetor 2010

Pas dorëheqjes se Kryeministrit Millo Gjukanoviq, opozita kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Partia në pushtet dhe partnerët e saj e quajnë këtë kërkesë të pabazë dhe antikushtetuese.

https://p.dw.com/p/zoQy
Igor Llukshiq, kryeministër i ardhshëm malazez?Fotografi: DW

Në Mal të Zi vazhdon debati i inicuar nga blloku opozitar, nëse me dorëheqjen e kryeminsitrit Millo Gjukanoviq ka rënë edhe Qeveria dhe nëse duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ithtarë të kësaj ideje janë Nebojsha Medojeviq, lider i Lëvizjes për ndryshime dhe Andrija Mandiq nga Demokracia e Re Serbe. Ata thonë se Gjukanoviqi është larguar nga presionet e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar.

"Sanader, Gjukanoviq, Thaçi..."

Andrija Mandiq pohon se Gjukanoviqi bën pjesë tashmë tek aksioni “Pakoja Ballkanike“. "Nga skena politike do të largohen Sanader, Gjukanoviq dhe Thaçi, pra largohen të gjithë ata njerëz të cilët nuk janë brengosur për respektimin ose mosrespektimin e ligjeve", pohon njëri nga liderët e serbëve të Malit të Zi.

Mandiq dhe Medojeviq thonë se në ditët e ardhëshme do të konsultohen me presidentin e vendit dhe do të kërkojnë nga ai që të shpallë zgjedhjet e parakohshme paralmentare.

S'ka nevojë për zgjedhje

Milo Djukanovic und links Ranko Krivokapic
Gjukanoviq dhe Ranko Krivokapiq.Fotografi: AP

Nga ana tjetër përfaqesuesit e kolicionit qeverisës kanë hedhur poshtë këtë kërkesë të opozitës. Kryetari i Partise Socialdemoakrte, partnere e koalicionit qeverisës në Mal të Zi dhe kryetar i Parlamentit Ranko Krivokapiq thotë se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk ka bazë ligjore. Ai thotë se Qeveria nuk ka rënë por kemi të bëjmë vetëm me doreheqjen e kryeministrit.

Edhe Luigj Shkreli, anëtar i Këshillit Qëndror të partisë në pushtet, thotë se kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme është e pabazë. Ai në vazhdim vlerëson lartë rolin e Gjukanoviqit në krijimin e një shoqërie shumëetinike dhe shumëkonfesionale me synim intergimet evropiane dhe evroatlantike.

Sipas tij, pakicat në Mal të Zi Gjukanoviqin do ta mbajnë në mend si politikan të hapur e konstruktiv. Ai nenvizon që populli shqiptar duhet t'i jetë mirënjohës veçmas për rolin e tij në çështjen e Kosovës si dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira me Shqipërinë.

Gjukanoviqi njohu Kosovën

"Nuk mund të harrohet kurrë viti 1999 dhe strehimi i përmbi njëqindmijë vëllezërve dhe motrave nga Kosova ne shtetin e Malit të Zi shumë të vogël. Disa preja tyre që duan të vijnë tani në pushtet kanë dashur ta ndezin Malin e Zi, për shkak se Gjukanoviqi pranoi Kosovën si shtet, ndërkohë që edhe marrëdhëniet fqinjësore me Shqipërinë janë të shkëlqyera", pohon Shkreli.

Pas dorëheqejes së Kryeministrit Millo Gjukanoviq, Partia Demokartike e Socialiste mbështeti propozimin e tij që mandatari i i qeverisë të jetë Igor Llukshiq. Ky i fundit tha se qeveria do te zgjidhet deri në fund te këtij viti dhe se do të vazhdojë politikën e Qeverisë së Millo Gjukanoviqit.

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Bahri Cani