1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita në Pakistan bashkohet kundër Musharrafit

15 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CE0w

Opozita e përçarë pakistaneze do të bashkohet në luftën kundër pushtetmbajtësit Pervez Musharraf për ta rrëzuar kreun e shtetit dhe të ushtrisë. Ish-kryeministri Naëaz Sharif që jeton në mërgim në Arabinë Saudite e pranoi ofertën për bashkëpunim të rivales së tij shumëvjeçare Benazir Bhutto. Sipas peronave të saj të besuar, ish-kryeministrja që gjendet në arrest shtëpiak ka vendosur lidhje edhe me islamistët, të cilët konsiderohen kundërshtarët më të rrezikshëm të Musharrafit. Siç u tha, kërkohet një aleancë sa për vetëpërfitim. Gjatë një demonstrate të studentëve në qytetin Lahore policia arrestoi politikanin popullor opozitar dhe ish-yllin e kricket-it Imran Khan. Khan kishte kaluar në ilegalitet pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Musharrafi më 3 nëntor.