1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

170711 Syrische Opposition Rat

18 Korrik 2011

Opozita premtoi se dallimet ideologjike nuk duhet të luajnë asnjë rol në situatën aktuale. Qëllimi më i rëndësishëm duhet të jetë rrëzimi i regjimit të presidentit Assad.

https://p.dw.com/p/11x4k
Mitglieder der syrischen Opposition nehmen am Samstag (16.07.2011) in Pendik bei Istanbul an einer Konferenz teil. Auf der Konferenz wurde eine Strategie für den Sturz des Regimes von Präsident Baschar al-Assad beschlossen. Foto: Anne Beatrice Clasmann dpa (Zu dpa 0145)
Konferenca në StambollFotografi: picture alliance/dpa

Këshilli përbëhet nga 25 anëtarë, kryesisht liberalë dhe islamistë, si dhe disa opozitarë të pavarur. Të rreth 380 delegatët nuk mundën të pajtohen deri tani ende nëse duhet formuar menjëherë një qeveri në hije apo nëse duhet të pritet një herë se si do të zhvillohen më tej ngjarjet pas katër muajve të rebelimit të vazhdueshëm kundër regjimit të pushtetit të Baath-it

Opozita premtoi se dallimet ideologjike nuk duhet të luajnë asnjë rol në situatën aktuale. Qëllimi më i rëndësishëm duhet të jetë për të rrëzuar regjimin e presidentit Assad. Avokati për të drejtat e njeriut Maleh el-Haitham , i cili drejtoi konferencën në Stamboll, bëri thirrje për bashkatdhetarët e tij, të mos e humbasin shansin dhe mundësinë që u ofrohet tani duke argumentuar rreth çështjeve të parëndësishme.

epa02826277 Syrian opposition members attend a 'National Salvation Conference' in Istanbul, Turkey on 16 July 2011. Some 400 people are taking part in the 'National Salvation Conference' in Istanbul where participants were expected to come up with a working paper and elect a unified opposition front composed of Syria-based opposition figures and those in exile. One of the main organizers of the joint Damascus-Istanbul conference is Syria's most prominent opposition figure, Haitham al-Maleh. The 80-year-old lawyer who has spent years in Syrian prisons for his political activism recently left Syria, fearing for his life. EPA/METIN TOKGOZ TURKEY OUT, EDITORIAL USE ONLY/NO SALES/NO ARCHIVES
Konferenca në StambollFotografi: picture alliance/dpa



Në konferencë në Stamboll, ishin të përfaqësuara kryesisht figura të opozitës siriane të cilët kanë jetuar për vite në mërgim. Video-konferenca e propozuar për t'u mbajtur me opozitarët e mbledhur paralelisht në një takim në Siri nuk ndodhi. Forcat e sigurimit të shtetit e kishin vënë në shënjestër takimin e Damaskut. Siria përjetoi të premten protestat më të mëdha masive kundër sundimit të Bashar al-Assadit, në të cilat duhet të jenë vrarë deri në 40 vetë. Sipas opozitës gjatë muajve të trazirave, janë zhdukur më shumë se 2.000 vetë.

Superteaser Großbildteaser ### Achtung, nicht für CMS-Flash-Galerien! ### epa02817767 Syrian Vice-President Farouk al-Sharaa (3-L) with members of the national dialogue body, attend the opening session of the consultative meeting for national dialogue at Sahara compound near Damascus, Syria, 10 July 2011. According to local sources, the meeting gathers around 180 personalities, including independents and intellectuals. The Syrian vice president said the meeting aims to discuss the transition to a democratic and pluralistic state. Opposition figures have boycotted the meeting citing the government's failure to meet their demands, mainly an immediate halt of military crackdown in some Syrian cities and the release of political detainees. The two-day meeting will tackle constitutional amendments and three major laws as elections, media and parties. EPA/YOUSSEF BADAWI
Fotografi: picture alliance/dpa



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e quajti veprimin brutal të forcave siriane të sigurisë kundër demonstruesve paqësorë si tepër shqetësuese. Në televizionin turk ajo dënoni dhunën e cila sipas saj duhet të ndërpritet menjëherë.

"E ardhmja e Sirisë, - tha Klinton, është vetëm çështje e popullit sirian".

Me këtë ajo kundërshtoi spekulimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj mund të sillen në mënyrë të ngjashme si në rastin e Libisë dhe marrin në konsideratë veprime ushtarake kundër regjimit në pushtet. Të premten, Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit për Libinë njohu në Stamboll Këshillin e Përkohshëm Kombëtar të rebelëve si organ zyrtar qeverisës dhe me autoritetin e qeverisë.

"SHBA janë të inkurajuara nga ajo që bën popullin sirian për veten e vet dhe jo nga ajo që Shtetet e Bashkuara apo një vend tjetër dëshiron. Ata u përpoqën për të formuar një opozitë që gjen një mënyrë - shpresojmë në bashkëpunim paqësor me qeverinë." - tha Klinton.

Sjellja e lidershipit sirian flet një gjuhë të ndryshme. Grupet e të Drejtave të njeriut vlerësojnë se javët e fundit janë arrestuar rreth 14.000 demonstrues.

Autor: Reinhard Baumgarten / P. Pani
Redaktor: Elert Ajazaj