1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita ukrainase e zhgënjyer thellë

se/kle (dpa, afp, ape) / Esat Ahmeti14 Dhjetor 2013

Bisedimet e para të krizës nuk afruan rivalët politikë. Kritikët e qeverisë vazhdojnë presionin e tyre në rrugët e Ukrainës. Ata po mbështeten edhe nga SHBA dhe NATO.

https://p.dw.com/p/1AZik
Fotografi: picture alliance/AP Photo

Lideri i opozitës Vitali Klitschko pret këtë fundjavë një "marshim të miliona njerëzve" kundër presidentit Viktor Janukoviç. "E gjithë bota do të shohë se ukrainasit nuk e durojnë më këtë qeveri. Janukoviç ende nuk e ka kuptuar se koha e tij ka mbaruar", shkruan kampioni i boksit në gazetën gjermane "Bild". Takimin urgjent të së premtes ai e përshkruan si një farsë. Nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Vitali Klitschko
Në foto, Vitali KlitschkoFotografi: Reuters

Në takimin me kreun e shtetit në anën e opozitës përveç Klitschkos si kreu i partisë Udar, ka marrë pjesë edhe Arseny Yatsenyuk nga Partia e Atdheut e ish kryeministres së burgosur Julia Timoshenko dhe Oleg Tiagnibok nga partia ekstreme e djathtë Svoboda. Portali i i internetit hromadske.tv i cili mban qëndrim kritik ndaj qeverisë transmetoi drejtpërdrejt takimin e zhvilluar në Pallatin Ukraina në kryeqytetin Kiev. Në fund të takimit Janukoviç u bëri thirrje demonstruesve ukrainas për qetësi dhe dhënien fund të konfrontimit.

Janukoviç rekruton anti-demonstrues

Në sheshin qendror të Pavarësisë, Maidan, protestuesit pro-evropianë po zgjerohen duke ngritur çadra të reja për t'iu bërë vend protestuesve të sapoardhur. Oligarku më i pasur në vend, Rinat Akhmetov, e quajti të papranueshme dhunën ndaj demonstruesve dhe i bëri thirrje Janukoviçit për negociata të mëtejshme.

Në foto, Viktor Janukoviç
Viktor JanukoviçFotografi: Janek Skarzynski/AFP/Getty Images

Sipas të dhënave të korrespondentëve, ithtarë të qeverisë janë duke u përpjekur, sidomos në lindje të vendit, për të tërhequr kundërdemonstrues. Atyre iu ofrohen 50 euro në ditë. Përveç kësaj qarkullojnë informacione sipas të cilave udhëheqja politike në Kiev është duke planifikuar që të përdorë dhunën për t'i dhënë fund protestave antiqeveritare.

SHBA dërgojnë ndërmjetësues

NATO i bëri thirrje Janukoviçit për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen, theksoi se duhet të respektohen të drejtat themelore demokratike si liria e shprehjes dhe liria e grumbullimit. Për këtë është i nevojshëm një dialog konstruktiv.

Në foto, Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh RasmussenFotografi: Reuters

Solidaritetin e tyre me kritikët e qeverisë e kanë shprehur ashtu si më parë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kërcënuan së fundi me sanksione. Pas vizitës së sekretares amerikane të Shtetit për Evropën, Viktoria Nuland pak ditë më parë, e cila në mënyrë demonstrative është përzier me demonstruesit në Kiev, këtë fundjavë në Kiev pritet të arrijnë edhe senatorët amerikanë John McCain dhe Chris Murphy. Ata duan të takohen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e opozitës, qeverisë dhe shoqërisë civile.