1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa i 266-të jo europian

dpa/ Mimoza Kelmendi14 Mars 2013

Pasardhësi i Benediktit të XVI-të është Mario Bergoglio nga Buenos Aires dhe do të ketë emrin Françesk. Jezuiti i vetëm brenda Konklavës morri 2/3 e votave të kardinalëve nga e gjithë bota.

https://p.dw.com/p/17x7V
Papa i ri Françesku I në daljen e parë njërzve në shehsin Shën Pjetri në Vatikan
Papa i ri Françesku I në daljen e parë njërzve në shehsin Shën Pjetri në VatikanFotografi: picture-alliance/dpa

Në krye të Kishës katolike për herë të parë në historinë e saj dymijëvjeçare është një Papë nga Amerika Latine. Argjentinasi 76 vjeçar Jorge Mario Bergoglio u zgjodh në raundin e pestë të votimit në konklavën, ku ishin mbledhur 115 kardinalët nga e gjithë bota.
Ai u zgjodh kështu si pasardhës i Bendiktit të XVI-të, që dha dorëheqjen. Ati i ri i shenjtë, i cili do të ketë emrin Françeks doli në dritaren e lozhës dhe iu drejtua besimtarëve të grumbulluar në sheshin Shën Pjetrit duke u dhënë bekimin e parë Apostolik dhe duke u lutur për ish-Papën Benedikti i XVI. Eshtë hera e parë që një papë mban emrin Françesk.


“Papa i ri u mor nga fundi i botës. Ju falenderoj për pritjen tuaj. Së pari dua të bëj një lutje për Benediktin XVI. Uroj për një rrugë dashurie dhe besimi mes nesh. Të lutemi për njëri-tjetrin, për të gjithë botën, që të ketë një vllazëri të madhe. Uroj që rrugëtimi që nisim sot do të shërbejë për ungjilëzimin e këtij qyteti të bukur. Kërkoj lutjen e popullit për bekimin tim nga Zoti", tha papa i ri, i cili më pas është lutur me besimtarët.

Papa i ri duke pëshëndetur njërëzit e grumbulluar para selisë tij në Vatikan
Papa i ri duke pëshëndetur njërëzit e grumbulluar para selisë tij në VatikanFotografi: Reuters

Bergoglio mbahet si njeri modest dhe konservator. Ai është tashmë kreu i rreth 1,2 miliardë katolikëve në mbarë botën. Bergoglio është Papa i 266 në historinë e Kishës katolike dhe në të njëjtn kohë i pari jezuit që është zgjedhur ndonjëherë Papë.

Gjatë zgjedhjeve për Papën e ri në vitin 2005 ai ishte konkurrenti kryesor i Joseph Ratzinger, i cili u zgjodh atëherë si Papa Benedikti i XVI-të dhe që udhëhoqi kishën katolike për tetë vjet rrjesht. Benedikti ishte në fund të shkurtit i pari Papë qysh prej 600 vjetësh që dha dorëheqjen. Gjermani 85 vjeçar e argumentoi këtë vendim me moshën e tij të thyer.