1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për të katërtën herë mblidhet në Prishtinë Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën

Ajete Beqiraj30 Qershor 2008

Vendet anëtare të grupit diskutojnë për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në Kosovë

https://p.dw.com/p/ETSl
Flamuri i Kosovës
Flamuri i KosovësFotografi: picture-alliance/ dpa

"EULEX dhe Zyra e përfaqësuesit Civil Ndërkombtar, së shpejti do të kenë qasje në të gjithë territorin e Kosoves, gjë e cila, para së gjithash do t´i kontribuojë procesit te pajtimit", - deklaroi sot në Prishtinë, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Peter Faith, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën. Anëtarët e Grupit Drejtues Nderkombtar, themelimin e "Kuvendit Serb në Veri", e konsiderojnë illegal, ndërsa formimi sa më i shpejtë i qeverisë së Beogradit do të ndihmonte zhvillimet pozitive.

Në këtë takim është biseduar edhe për përgatitjet lidhur me Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 11 korrik, ne Bruksel. Është bërë i ditur poashtu edhe fillimi i punës fizike për përcaktimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, i cili sipas presidentit Sejdiu, është një mollë sherri e lënë qellimisht nga Serbia. Ndërsa, lidhur me propozimin e kreut të Organizates së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për bisedime të reja ndërmjet Prishtinës e Beogradit, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi:


"Është e interesit për ne që të bisedojmë rreth bashkëpunimit në sektorin energjetik, për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për parandalimin e krimit të organizuar e qështje të tjera dhe është e pranueshme për ne, çdo qasje që ka të bëjë me marrëdhënie të relaksuara mes dy vendeve sovrane. Por, në temat që duhet shtrohen, Qeveria e Kosovës, do të marrë vendime".


Takimi i sotëm i Grupit Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë, ishte i katërti me radhë.