1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon pa gjakderdhje pengmarrja në zyrën e demokrates Klinton

1 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CVS1
Pengmarrja në një zyrë të fushatës elektorale të kandidates demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillari Klinton (Hilary Clinton) ka përfunduar pas gjashtë orësh pa gjakderdhje. Kidnapuesi siç duket një i sëmurë psiqikisht iu dorëzua policisë para ndërtesës në Roçester në shtetin federal Nju Hemshire.Ai më parë liroi pengjet e tij. Vet Klinton në këtë kohë ndodhej në fushatë në Virgjinia.