1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pa debatin aktual askush nuk do ta kishte marrë vesh për aksionin e vaksinimit

20 Tetor 2009

Lajmet për tri llojet e ndryshme vaksinash kundër gripit të derrave dhe efektet nësore të dy prej tyre janë në qendër të shtypit të sotëm gjerman:

https://p.dw.com/p/KAs1

Gazeta «Heilbronner Stimme» shkruan:

Qeveria federale gjermane i bleu vaksinat te tri koncerne farmaceutike që prodhojnë vetëm për Evropën. A e ka shtruat dikush pyetjen, se përse në SHBA u lejua të përdoret vetëm varianti konvencional i vaksinës, pa efektin turbo? Përgjigja është e thjeshtë: sepse në SHBA njerëzit duan të jenë të sigurt dhe sepse ligji amerikan ndryshe nga ai gjerman, parashikon dëmshpërblime që mund t'i rrënojnë koncernet farmaceutike, në rast se vaksinat kanë efekte anësore dhe mund të shkaktojnë dëme.

Kurse «Mitteldeutsche Zeitung» shkruan:

Me sa duket landet dhe federat nuk kanë arritur të merren vesh për mundësinë që për të gjithë të porositej e njëjta vaksinë dhe jo për rrethe të caktuara, dy lloj vaksinash të ndryshme. Po ashtu nuk pati ndonjë plan për informimin e popullsisë. Ndërkohë që një gjë e tillë duhet të jetë e mundshme edhe në një shtet me organizim federal. Ministria e Shëndetsisë nuk fitoi emër të mirë me aksionin e vaksinimit. Pakënaqësia për të ashtuquajturin sistem vaksinimi klasash të ndryshme, tregon se në sytë e popullsisë pushteterët shihen si njerëz të sferave të privilegjuara. Njerëzit mendojnë se për interesat e veta, qeveria është e gatshme që ta shkelë parimin e trajtimit të barabartë për të gjithë.

Gazeta "Flensburger Tageblatt" shkruan:

Fakti që popullsia nuk po u përgjigjet verbërisht thirrjeve për vaksinim, nuk të çudit. Por debati nuk duhet të na bëjë të mendojmë gabim. Pyetjet janë të lejueshme dhe politikanët, mjekët dhe agjencitë e sigurimeve shëndetsore duhet t'i shfrytëzojnë këto për të sqaruar me objektivitet. Pa debatin aktual dikush as që do të kishte marrë vesh për aksionin e vaksinimit. Tani vëmendja është e madhe - një shans dhe rrezik njëkohësisht. Ende nuk dihet se sa qytetarë do të vaksinohen. Preparatet e ndryshme të vaksinimit u kanë ngritur pikët kritikuesve të këtij aksioni. (dpa/pp/aca)