1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pa pasoja: Shfajësim për kryeministrin izraelit Olmert në çështjen e luftës së Libanit

Sebastian Engelbrecht 31 Janar 2008

I ashtuquajturi komisioni "Winograd" kritikoi, siç pritej, fort udhëheqjen ushtarake dhe politike në luftën e Libanit afro dy vjet më parë, por e mori Olmertin në mbrojtje.

https://p.dw.com/p/D0CB
Gjykatësi Vinograd paraqet raportin e komisionitFotografi: picture-alliance/dpa

Kundërshtarët e kryeministrit Ehud Olmert prisnin tone më të ashpra. Eliyahu Vinograd, një ish-gjykatës 81 vjeçar në gjykatën e lartë të Izraelit, e paraqiti me ton mesatar kritikën e tij ndaj udhëheqjes politike dhe ushtrisë. Madje në një çështje vendimtare komisioni Vinograd e mbështeti shprehimisht kryeministrin izraelit.

Komisioni: Olmerti mori vendim të drejtë

Komisioni e konsideron të drejtë vendimin e Olmertit për ofensivën tokësore kundër milicisë Hisbollah në jug të Libanit në 60 orët e fundit të luftës, pavarësisht gjakut të derdhur, pavarësisht vdekjes së 33 ushtarëve izraelitë.

'Vendimi parimor i kabinetit në 9 gusht për të miratuar ofensivën tokësore në bazë të rekomandimit të ushtrisë izraelite ishte një vendim i nevojshëm. Ai i dha qeverisë izraelite epjen e nevojshme politike dhe ushtarake. Synimet e hapit ushtarak ishin të ligjshme. Nuk pati gabime për sa i takon vendimit, me gjithë suksesin e kufizuar dhe çmimin e dhimbshëm.'

Këto fjali të raportit kanë befasuar shumicën e vëzhguesve politikë në Izrael. Deri tani urdhri për ofensivën tokësore është paraqitur në median izraelite si vendimi i gabuar i Olmertit me pasojat më të mëdha.

Në ditët e fundit të luftës së dytë të Libanit, më 11 gusht 2006, dy ditë pas vendimit të kabinetit, Olmerti kishte vënë në lëvizje ofensivën e madhe tokësore në jug të Libanit. Por pak më parë Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kishte arritur sukses në negociatat e tij dhe kishte miratuar rezolutën 1701. Ajo çoi në përfundimin e luftës.

Megjithëse Winogradi dhe komisioni i tij e mbrojnë Olmertin në këtë pikë, qëndrimi i përgjithshëm mbetet kritik. Sipas tyre, lufta ishte një 'shans i madh i humbur me pasoja'. Një organizatë paraushtarake i bëri ballë ushtrisë më të fortë në Lindjen e Afërme, thuhet më tej.