1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pa shenja afrimi - Raund i ri bisedimesh për të ardhmen e Kosovës

5 Nëntor 2007

Në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë zhvillohen sot bisedimet e mëtejshme për të ardhmen e Kosovës. Ato janë duke ju afruar fazës përfundimtare. Trojka ka deklaruar se do të japë një konferencë shtypi.

https://p.dw.com/p/C2ud
Shqiptarët kërkojnë pavarësinë e Kosovës
Shqiptarët kërkojnë pavarësinë e KosovësFotografi: AP

Është kthyer thuajse në një ritual: edhe përpara raundit të katërt të bisedimeve të së ashtuquajturës trojka për Kosovën - e përbërë nga BE-ja, Rusia dhe SHBA - me përfaqësuesit shqiptarë dhe qeverinë serbe bëhet fjalë për fazën vendimtare. Në fakt nuk mbetet më shumë kohë: më së voni më 10 dhjetor ndërmjetësuesit ndërkombëtarë nën drejtimin e diplomatit gjerman Volfgang Ishinger (Wolfgang Ischinger) duhet t´i paraqesin Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun një koncept për të ardhmen e Kosovës, që është mjaft e diskutueshme.

Propozime ka shumë

Por asnjëri prej tyre deri më sot nuk është pranuar nga palët e konfliktit. Përshembull modeli i marrëveshjes parimore gjermano-gjermane të vitit 1972, në të cilin Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë hiqnin dorë nga dhuna dhe garantonin respektimin e kufijve.

Bisedime për Kosovën në Vjenë, 26 shkurt 2007
Bisedime për Kosovën në Vjenë, 26 shkurt 2007Fotografi: AP

Sipas mendimit të Beogradit ky shembull nuk mund të aplikohet në konfliktin e Kosovës, sepse njohja e Kosovës do të presupozonte shtetin e pavarur, gjë që absolutisht nuk shtrohet për diskutim për qeverinë serbe.

Për kryeministrin shqiptar të Kosovës Agim Çeku, pavarësia është vetëm një çështje kohe: "Ne nuk do të flasim këtu për pavarësinë, sepse kjo është e vendosur prej kohësh, ne mbështetemi nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare. Në bisedime bëhet fjalë për krijimin e marrëdhënieve normale të fqinjësisë."

Qeveria serbe ndërkaq vazhdon të insistojë, që mund të ketë vetëm një zgjidhje për Kosovën, nëse të dyja palët e pranojnë atë. Përse ky nxitim i panevojshëm, është ky argumenti i Beogradit, në Lindjen e Mesme ende ka probleme të pazgjidhura, por atje asnjëri prej pjesëmarrësve nuk vendos afate. Nëse Serbisë do t´i merret një pjesë e territorit shtetëror kundër vullnetit të saj, atëherë ky mund të jetë një problem edhe për shtetet e tjera të BE-së, sepse minoriteteve në rajonin e baskëve, në Korsikë apo në Qipro do t´u lindte ideja e ngjashme si e shqiptarëve të Kosovës për shkëputje.

Nuk ka zgjidhje pa miratimin e palëve

Mediet serbe kanë tërhequr vëmendjen edhe për faktin, se ministrja e jashtme e Qipros, gjatë vizitës së fundit në Beograd kategorikisht e refuzoi njohjen shtetërore të Kosovës, gjë që i erdhi për mbarë homologut të saj, ministrit serb Vuk Jeremiç: "Nuk ka zgjidhje, nëse palët nuk e miratojnë atë. Aksionet e njëanshme nuk e thjeshtojnë çështjen. Nëse nuk ia arrijmë deri më 10 dhjetor, atëherë ndoshta ia dalim më 11 dhe nëse jo më 11 ndoshta më 13 dhjetor."

Deri tani pa shenja afrimi

Kusht për një marrëveshje megjithatë është, që të dyja palët dikur të jenë të gatshme të vihen në lëvizje. Deri tani nuk ka asnjë shenjë për këtë. Edhe tek drejtuesi i bisedimeve Volfgang Ishinger po rritet skepticizmi: "Unë nuk jam i sigurtë, nëse do t´ia arrijmë këtij qëllimi, sepse partnerët tanë të bisedimeve si Beogradi edhe Prishtina nuk vendosin sipas kritereve racionale, të cilat e kemi më të lehtë t´i vemë në veprim ne në Evropën Perëndimore, pas ngjarjeve tragjike të shekullit të 20-të. Ndoshta atje më fort se tek ne mendohet më shumë në kategoritë e ngurta nacionale, apo për fat të keq më duhet të them nacionaliste. Kjo e vështirëson shumë të biseduarit me orientim drejt së ardhmes."

E reja e vetme: Konferencë shtypi e Trojkës

Sidoqoftë: një risi në këtë takim të katërt ka. Për herë të parë e ashtuquajtura trojka e Kosovës ka deklaruar, se do të japë një konferencë shtypi pas bisedimeve me palët në konflikt, se çdo të thotë kjo, mbetet të shihet.

CSCO_seppuku();var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(CSCO_WebVPN["process"]("js",csco_tb));CSCO_seppuku();