1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Punëtorët sezonalë në Gjermani

Selma Filipovic / Elert Ajazaj2 Tetor 2012

Punëtorët sezonalë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore punojnë në Gjermani në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe midis agjencive të punës. Shumica e tyre punësohen në bujqësi dhe në pylltari.

https://p.dw.com/p/16IuK
Saisonarbeiter tragen am Dienstag (15.05.2012) auf einem Feld bei Dortmund ihre frisch geernteten Erdbeeren. Der Landesverband Obstbau Westfalen-Lippe hat zu einer Pressekonferenz zum Start der Erdbeersaison eingeladen. Foto: Bernd Thissen dpa/lnw +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Pas bashkimit të Gjermanisë, tregun e punëtorëve sezonalë e dominuan për një kohë të gjatë polakët. Më shumë se 80 për qind e punëtorëve vinin nga fqinji lindor i Gjermanisë. Prej majit 2011 polakët kanë hyrje të lirë në tregun gjerman të punës dhe janë të çliruar prej kufizimeve për sa i takon punës sezonale. Në këtë mënyrë shanset e tyre në tregun gjerman të punës dhe pagesa janë përmirësuar ndjeshëm. Rreth 90 për qind e punëmarrësve sezonalë punojnë në bujqësi dhe pylltari. Rreth shtatë për qind punojnë në hotele dhe restorante. Tre për qind që mbeten, bëjnë punë të ndryshme në tregje shëtitëse.

Më pak kufizime për bullgarët dhe rumunët

Për mundësitë e pakufizuara të polakëve, rumunët dhe bullgarët vetëm mund të ëndërrojnë. Aderimi i vendeve të tyre në Bashkimin Evropian më 1 janar 2007 nuk solli edhe hyrje të lirë në tregun gjerman të punës. Mirëpo (me kufizime të caktuara) rumunët dhe bullgarët lejohet të merren në punë si punëtorë sezonalë. Vërtet punëmarrësit nga këto dy vende janë të liruar nga 1 janari 2012 prej detyrimit për leje pune për punësim sezonal, mirëpo, ata vazhdojnë të mos lejohen të punojnë më gjatë se gjashtë muaj për vit kalendarik (në raste të caktuara edhe tetë muaj). Përjashtim përbëjnë ndërmarrjet e kultivimit të frutave, të perimeve, të verës, të sumbullareve dhe të duhanit. Në tregjet shëtitëse punësimi lejohet për maksimalisht nëntë muaj.

Schleswig-Holsteins Landwirtschaftsminister Robert Habeck (M) (Die Grünen) hilft am Montag (03.09.2012) auf einem Feld von Christiansen's Biolandhof in Silberstedt bei der Ernte von Blumenkohl. Habeck besuchte den Betrieb um sich über die Arbeitsbedingungen im Biolandbau, über Anforderungen in der ökologischen Züchtung und der Erzeugung von Saatgut zu informieren. Foto: Christian Charisius dpa/lno
Fotografi: picture-alliance/dpa

Punëtorët sezonalë nga Bullgaria dhe Rumania duhet të jenë të paktën 18 vjeç. Koha javore e punës duhet të jetë minimumi 30 orë dhe pagesa duhet të jetë jo më e ulët sesa paga e tarifave të degës përkatëse. Në qoftë se nuk ekzistojnë marrëveshje tarifash, atëherë vlejnë pagat e zakonshme për rajonin.

Kroatëve u duhet leje pune

Edhe punëmarrësve nga anëtari i ardhshëm i BE-së, Kroacia, u lejohet që sot (ngjashëm si bullgarëve dhe rumunëve) të punojnë në bazë sezonale në degë të caktuara. Edhe këtu duhen respektuar kufij të caktuar për sa i takon kohëzgjatjes së punësimit, kufirit të moshës, kohës së punës, pagesës etj.

Sachsen/ ARCHIV: Arbeitsuchende stehen in der Bundesagentur (BA) fuer Arbeit in Leipzig (Foto vom 05.01.10). In Deutschland sind mehr als 100.000 Menschen, die mindestens 58 Jahre alt sind, bei der Bundesagentur fuer Arbeit registriert, ohne in der Arbeitslosenstatistik mitgezaehlt zu werden. Das hat das Bundesarbeitsministerium in einer Antwort auf eine Anfrage der Gruenen eingeraeumt, wie die "Sueddeutsche Zeitung" (Freitagausgabe vom 30.12.11) berichtet. Die Gruenen werfen der Bundesregierung deshalb vor, bei den Arbeitslosenzahlen von Aelteren vor der Einfuehrung der Rente mit 67 zu tricksen. (zu dapd-Text) Foto: Sebastian Willnow/dapd
Fotografi: dapd

Nuk ka kufizimer për grekët

Greqia është prej vitit 1981 anëtare e Bashkimit Evropian. Përkitazi, për grekët vlen prej kohësh liria e pakufizuar e punëmarrësve për të lëvizur. Si polakët, çekët, hungarezët apo sllovenët, ata kanë qasje të lirë në tregun gjerman të punës.

Punëmarrësit nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Turqia nuk lejohen të punësohen në Gjermani si punëtorë sezonalë, sepse nuk ka marrëveshje dypalëshe dhe marrëveshje për ndërmjetësimin e punëtorëve midis Agjencisë Federale të Punës dhe administratave të punës në vendet përkatëse.