1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Calvin Klein feston 75-vjetorin

20 Nëntor 2017

Moda e tij nuk karakterizohej nga ngjyra apo prerje ekstravagante, kurse fushatat publicitare të Calvin Klein ishin provokuese dhe efikase.

https://p.dw.com/p/2ntzc
New York Werbung für Calvin Klein mit Justin Bieber
Fotografi: Imago/Levine-Roberts

Ndryshe nga ditëlindjet e mëparshme dizajneri Calvin Klein e festoi 75-vjetorin e tij pa zhurmë e bujë. Dikur ai ishte frenkuentues i rregullt i klubeve më të famshme të Nju-Jorkut, ku në vitet 1970 një industrialist e pyeti nëse mund të skiconte një model të ri xhinsash.

Andy Warhol mit Brooke Shields & Calvin Klein
Andy Warhol, Brooke Shields dhe Calvin KleinFotografi: picture-alliance/g49/Globe-ZUM

Fytyra e e fushatës publicitare për xhinsat tub të Calvin Klein u bë aktorja, asokohe 15-vjeçare Brooke Shields. Fillimisht kjo modë e re dhe prezantimi i saj shkaktuan një miniskandal, por shumë shpejt xhinsat tub të Calvin Klein filluan të shiteshin me shpejtësi.

Fushata publicitare ekstravagante

Trupat lakuriq të modelëve dhe modeleve nëpër reklama sot nuk habisin askënd, por në vitet 1990 kjo nuk qe e zakonshme. Prandaj reklama e të mbathurave e Calvin Klein për të cilën pozoi këngëtari Marky Mark shkaktoi bujë. Po ashtu sikurse fotomodelja Kate Moss, e cila qe tepër e dobët dhe me pamje adrogjene.

New York Werbung für Calvin Klein mit Kate Moss
Fotomodelja Kate MossFotografi: Imago/UPI Photo

Logoja CK filloi të përhapej më tej edhe në fushën e parfumeve, me marka të tilla si "Eternity", "Obsession" dhe sidomos "CK One", parfumin e parë uni-seks.

Të mbathurat CK

Por ndërsa për të tjerët moda e Calvin Klein qe mjaft e pëlqyer dhe e dëshiruar, vajza e tij Merci, tregoi një herë se të mbathurat që kishte dizajnuar i ati i prishin marrëdhëniet e saj me burrat. Sa herë futem me dikë në shtrat, hapet biseda për të mbathurat CK, tha ajo në një intervistë.

Calvin Klein Modenschau 1993 | Mark Wahlberg
Këngëtari Marky Mark pozon në vitin 1993 për CK Fotografi: Imago/Zuma Press

Calvin Klein, lindi në vitin 1942 në Bronx. Prindërit e tij ishin emigrantë nga Hungaria. Ai studioi modë dhe dizajn në Fashion Institute of Technology (FIT) në Manhattan dhe në vitin 1968 hapi me një shok me një investim prej  2000 dollarësh firmën e tij të parë.

Calvin Klein 2001
Calvin Klein, 2001Fotografi: picture-alliance/epa ansa/Daniel dal Zennaro

Në vitin 2003 Klein ia shiti sipërmarrjen e tij për 400 apo 500 milionë dollarë prodhuesit të këmishëve Phillips-Van Heusen.