1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pack: nga marrjet në pyetje në Hagë pres shumë gënjeshtra, por ndoshta edhe të vërteta të pakëndshme

Elert Ajazaj22 Korrik 2008

Reagime politikanësh evropianë ndaj arrestimit të Radovan Karaxhiçit

https://p.dw.com/p/EhRC
Opinion

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka përshëndetur posaçërisht arrestimin e të kërkuarit nga Haga Radovan Karaxhiç.

I pyetur për atë se çfarë do të thotë ky arrestim për procesin e pajtimit në Bosnjë-Hercegovinë Erler u përgjigj:

Gerndord Erler: Siç pritej, atje shpërthyen menjëherë gëzimi i madh dhe lehtësimi, mund të thuhet. Kjo sepse mendoj që më e keqja që rëndon mbi gjithë Republikën e Bosnjë-Hercegovinës është mosndëshkimi i lidhur me emrin e Srebrenicës. Për këtë arsye akti i Beogradit do të ketë efekt të konsiderueshëm përtej kufijve të Serbisë, mbi gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Ndërsa pyetjes, se ç'mund të pritet nga Haga ai iu përgjigj:


Gerndord Erler: Fillimisht efekti më i rëndësishëm nuk është në Hagë, por duhet pritur në kuadër të Bashkimit Evropian - për sa i takon nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me Serbinë. Për sa i takon Hagës me arrestimin lidhen pritje të mëdha. Natyrisht, shpresohet që ky të jetë fillimi i kapjes së kriminelëve të tjerë të luftës, para së gjithash Mlladiçit. Mendoj që Haga pa marrë parasysh interesa të tjera apo të prekur të tjerë përfaqëson zbardhjen e krimeve për viktimar e Srebrenicës si dhe zbardhjen e krimeve të tjera.


Doris Pack, kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore u shpreh:


Doris Pack: Gëzohem që më në fund u arrestua Karaxhiç dhe shresoj që ai të ekstradohet së shpejti në Hagë. Kjo mund të kishte ndodhur shumë më herët në rast se të gjithë në Bosnjë do të kishin punuar në këtë drejtim, edhe bashkësia ndërkombëtare. Sepse ajo nuk është krejt e pafajshme për mosarrestimin e tij për një kohë kaq të gjatë. Ne kemi qenë atje të pranishëm me numër të madh ushtarësh dhe policësh. Prandaj mendoj që ky është një sukses i ndikimit serb mbi këtë situatë. Përndryshe nga marrjet në pyetje në Hagë pres shumë gënjeshtra, por ndoshta edhe të vërteta të pakëndshme, të cilat duhen zbardhur gjithashtu.