1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pacolli pezullon ushtrimin e postit

30 Mars 2011

Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka venë në dispozicion postin, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që e cilësoi zgjedhjen e tij jo konfom kushtetutës.

https://p.dw.com/p/10kqg
Behgjet PacolliFotografi: picture alliance/dpa

Sipas mediave bëhet e ditur se detyrën e Presidentit do e ushtrojë përkohësisht kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Pacolli nuk ka dhënë komente për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka theksuar se do të respektojë vendimin e saj. "Është në duart e Kuvendit të Kosovës që të përsërisë votimin e presidentit," ka thënë Pacolli duke shtuar se ai do të vendosë sërish kandidaturën dhe se "e le në duart e Kuvendit procedimin e mëtejshëm".

Parlamenti i Kosovës zgjodhi më datën 22 shkurt Behxhet Pacollin president të vendit me 62 vota pro, 4 kundër dhe një votë të pavlefshme. Pacolli u zgjodh president në raundin e tretë të votimit. Të pranishëm në sallë gjatë tri raundeve të votimit ishin vetëm 67 deputetë, ndërsa sipas Kushtetutës në dy raundet e para kërkohen dy të tretat e votave për zgjedhjen e presidentit. Mungesa e 80 deputetëve të pranishëm në sallë në dy raundet e para të votimit, mendohet të jetë arsyeja kryesore, pse Gjykata Kushtetuese e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Autor: Lindita Arapi/ Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama