1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Padi kundër Dobrica Çosiqit për shkak të ofendimit të shqiptarëve & Kthimi i pasurisë në Slloveni

11 Prill 2009
https://p.dw.com/p/HUmx

Komiteti i juristëve për të drejtat e njeriut dhe Komiteiti i Helsinkit në Serbi e kanë kanë paditur për vepër penale shkrimtarin aktualisht më të njohur serb, akdademikun Dobrica Çosiq. Padia është ngritur për shkak të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore kundër shqiptarëve të Kosovës, në librin e tij "Koha e gjarpërinjëve". Në emër të këtyre organizatave, aktpadinë e kanë dorëzuar Bilana Kovaçeviq Vuço dhe Sonja Biserko. Intervistë me Sonja Biserko.

Brenda dy muajëve të ardhshëm Sllovenia pritet të miratoj ligjin me të cilin pjesërisht do të përmirësohet padrejtësia ndaj personave të cilët në vitin 1992 janë fshirë nga lista e vednbanimit.

Autor: Esat Ahmeti/Bahri Cani