1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pak a shumë optimistë

Kristina Bergmann29 Nëntor 2007

SHBA-të emëruan ish-komandantin e trupave të NATO-s, Xhejms Xhouns (James Jones) si këshilltar për sigurinë në Lindjen e Mesme. Xhouns do të bashkëpunojë me palestinezët dhe izraelitët me qëllim rritjen e sigurisë

https://p.dw.com/p/CUao
Bush, Mahmoud Abbas, Ehud Olmert, 27 nëntor
Bush, Mahmoud Abbas, Ehud Olmert, 27 nëntorFotografi: AP

Edhe një herë u takua në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Xhorxh Bush pas konferencës në Anapolis me kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe presidentin palestinez, Mahmud Abaz. Konferenca në Anapolis u shpreh ai, ishte mjaft e rëndësishme, por akoma më e rëndësishme është ajo se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Vendimtare është që bashkësia ndërkombëtare mbështet bisedimet bilaterale: "Unë i kam siguruar të dy zotërinjtë se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë aktive në këtë proces, se ne do të përdorim influencën tonë për t'i mbështetur ata në marrjen e vendimeve të nevojshme, të cilat në fund do të çojnë në krijimin e shtetit palestinez, shtet ky që do të bashkëjetojë në paqe me Izraelin."

Bush i ka inkurajuar të dy palët

Sipas zëdhënes së presidentit amerikan, Dana Perino, Bush në bisedimet me Olmert dhe Abaz i ka inkurajuar të dyja palët të përqëndrohen tek kauza e madhe, sepse sigurisht përpara qëndrojnë bisedime të vështira. Ata do të zhvillohen nga palestinezët dhe izralitët, megjithatë presidenti Bush ndodhet vetëm një telefonatë larg. Perino ndër të tjera: "Njëra nga pyetjet që presidentin amerikan i shtroi presidentiz Abaz, ishtese si kanë reaguar palestinezët në rajon. Presidenti Abaz tha se, ai beson se njerëzit janë të gatshëm për paqen, dhe se konferenca është pritur pozitivisht. Por të gjithë e dinë se ka shumë për të bërë. Ekziston një lloj droje dhe distance."

Të gjitha palët janë shprehur pak a shumë optimiste

Presidenti Bush në krah të presidentit Abaz dhe kryeministrit Olmert tha se ai nuk do të qëndronte aty po qe se nuk do të ishte e mundur paqja. Edhe Miri Eisin, zëdhënësja e kryeministrit izraelit bëri fjalë në Uashington për hapa të parë pozitivë, sepse në Anapolis morën pjesë mjaft shtete me të cilat Izraeli nuk mban lidhje diplomatike dhe me të cilat një kryeministër izraelit madje nuk ka qenë ulur në asnjë tavolinë. Si shembuj Eisin përmendi jo vetëm sirinë dhe Arabinë Sauditë, por edhe Indonezinë, Malajzinë, Marokun, Katarin.

Shtetet kanë vendosur të marrin pjesë që në fillim të procesit

"Fakti që këto shtete kanë vendosur të marrin pjesë që në fillim të procesit është shenja e ndrYshimeve të para. Këto vende kanë bërë fjalë se në ç'formë ato do të kontribuojnë në këtë proces. Ato nuk duan të ndërmjetësojnë, bisedimet do t'i zhvillojnë vetë izraelitët dhe palsetinezët, por ato janë prezentë, janë pjesëmarrëse dhe nuk qëndrojnë mënjanë."

Që këto bisedime kanë dështuar në të shkuarën nuk është ndonjë argument për të mos i rifilluar ato. Nga Liga Arabe u bë e ditur se në muajt e parë do të vëzhgohet nëse Izraeli e ka seriozisht me premtimet e tij për paqen. Deri në fund të vitit 2008 procesi i paqes i startuar zyrtarisht nga presidenti Bush, Olmert dhe Abaz duhet të ketë sjellë rezultatet e para.