1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paketa e ndihmës për Greqinë në Bundestag

27 Shkurt 2012

Brenda apo jashtë eurozonës? Miratimi i paketës së dytë të ndihmës për Greqinë këtë të hënë në Bundestag konsiderohet i sigurt, por disa zëra nga qeveria gjermane kërkojnë daljen e Greqisë nga eurozona.

https://p.dw.com/p/14AMN
Berlin: Die Fahne Deutschlands weht vor dem Berliner Reichstag, dem Sitz des Deutschen Bundestages, aufgenmommen am 15.04.2004. Vor fünf Jahren, am 19.04.1999, wurde das alte Reichstagsgebäude nach dem knapp 307 Millionen Euro teuren Umbau als neuer Bundestag eröffnet - acht Jahre nach dem Umzugsbeschluss von Bonn nach Berlin. Seit dem ist das historische Gebäude nicht nur Sitz des Bundestages sondern auch interssante Sehenswürdigkeit für viele in- und ausländische Touristen. Der wilhelminische Koloss mit der Inschrift "Dem Deutschen Volke" über dem Hauptportal und mit der neuen Glashaube mitten im neuen Regierungsviertel wurde seit 1999 von gut 9,5 Millionen Menschen besichtigt.
Bundestag Reichstagsgebäude in BerlinFotografi: picture-alliance/ ZB

Para debatit (27.02) të hënën në Bundestag për paketën e dytë të ndihmës për Greqinë, në fundjavë, në Gjermani ka pasur zëra, madje në nivel ministror që kërkojnë daljen e Greqisë nga eurozona. Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich është anëtari i parë i qeverisë gjermane që ka tërhequr vëmendjen me idenë e nxjerrjes së Greqisë nga eurozona, duke kërkuar me këtë edhe një ndryshim radikal kursi për shpëtimin e euros.

Dyshime dhe besim tek forca e grekëve për daljen nga kriza

Ministri gjerman i këshilloi grekët të dalin nga eurozona. "Jashtë eurozonës, shanset e Greqisë për t'u rigjeneruar dhe për t'u bërë më e aftë për të konkuruar janë shumë më të mëdha se sa po të qëndronte në eurozonë" ka thënë Friedrich, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. "Nuk flas për përjashtimin e Greqisë, por për të dhënë impulse për daljen e Greqisë nga eurozona, impulse që për vetë grekët do të ishin atraktive", citohet Friedrich.

Hans-Peter Friedrich, ministri i Brendshëm gjerman
Hans-Peter Friedrich, ministri i Brendshëm gjermanFotografi: dapd

Përkundër kësaj, drejtuesi i eurogrupit, Jean-Claude Juncker është shprehur me tone optimiste për Greqinë në takimin me kancelaren Merkel në Shtralsund të premten(24.02)."Ajo që është ndërmarrë këto kohë në Greqi më jep shumë shpresa, sepse kam përshtypjen se qeveria greke nën kryeministrin Papademos po i merr shumë seriozisht detyrat e saj. Nuk është fjala këtu vetëm për kushtet e vëna, por edhe për vetë vendimet e marra nga pala greke. Të gjitha këto sigurisht duhen bërë realitet. Konsolidimi i buxhetit duhet të bëhet pa kompromise, sepse kriza duhet luftuar në rrënjët e saj."

Gjermanët konfuz për qëndrimin e Greqisë në eurozonë?

Politika e qeverisë gjermane në drejtim të stabilizimit të Greqisë në eurozonë mbetet "e pandryshuar". Kjo është pohuar nga qarqet qeveritare gjermane në fundjavë sigurisht duke theksuar se kjo politikë duhet të mbështetet nga përpjekje masive të vetë grekëve dhe nga ndihmat europiane. Ky është edhe synimi i miratimit të paketës së dytë të ndihmës për Greqinë të hënën në Bundestag.

Por opozita në Gjermani ka kritikuar qeverinë e Merkelit për një qëndrim të paqartë për paketën e dytë të ndihmës. Politikani socialdemokrat gjerman, Thomas Oppermann ka kritikuar deklaratat kundërthënëse që kanë ardhur nga anëtarë të qeverisë gjermane, madje direkt ministrin gjerman të Financave. "Ministri i Financave, Wolfgang Schäuble nga njëra i lutet Bundestagut për miratimin e paketës së dytë të ndihmës për Greqinë prej 130 miliardë eurosh për të mundësuar qëndrimin e mëtejshëm të Greqisë në eurozonë, nga ana tjetër ai propozon që Greqia ta lerë eurozonën". Kancelarja duhet të sqarojë se çfarë do qeveria e saj, ka thënë Oppermann.

Angela Merkel dhe Jean-Claude Juncker
Angela Merkel dhe Jean-Claude JunckerFotografi: dapd

Merkel: Ndihmë por edhe zbatim i detyrimeve

Nga ana e saj kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka përforcuar edhe njëherë qëndrimin e saj, në kuadër të takimit me shefin e eurogrupit, Juncker të premten (24.02). Motoja e saj: Ndihmë por edhe plotësim i detyrimeve. "Ne po ndjekim tani ristrukturimin e borxhit grek me vullnetin e vetë Greqisë, për të gjithë ne kjo është një tokë e pashkelur, edhe  për Greqinë një hap i rëndësishëm, që duhet të vazhdojë. Kjo bën të mundur edhe dhënien e paketës së dytë të ndihmës për Greqinë, por me kushtin që të gjitha detyrimet të plotësohen."

Megjithë debatin paraprak për paketën e dytë të ndihmës, miratimi i saj në Bundestag konsiderohet i sigurt. Partitë opozitare si ajo socialdemokrate, SPD, Të Gjelbrit kanë sinjalizuar qartë se do ta miratojnë paketën e ndihmës për Greqinë.

Autor: dpa,rtr,zdf / Arapi

Redaktoi: E. Xhani