1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa jep bekimin "Urbi et orbi"

8 Prill 2012

Papa Benedikt XVI bëri thirrje për paqe, stabilitet dhe liri fetare në botë. Dje ai i paralajmëroi të krishterët për rrezikun që sjell humbja e aftësisë për të dalluar midis së mirës dhe së keqes.

https://p.dw.com/p/14ZTO
Papa kremton Meshën e Pashkëve
Papa kremton Meshën e PashkëveFotografi: picture-alliance/dpa

Përballë gjakderdhes në Siri, Papa Benedikt XVI bëri thirrje për paqe, stabilitet dhe liri fetare në botë. Pas ceremonisë së Pashkëve me dhjetëra mijëra besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, që shënoi edhe kulmin e festimeve katolike të Pashkëve, Papa kërkoi në mesazhin e tij për Pashkët solidaritet me refugjatët e panumërt të Sirisë. Izraelitëve dhe palestinezëve ai u kërkoi që ta rinisin procesin e paqes në Vendin e Shenjtë. Më pas, Papa dha në 60 gjuhë të botës bekimin tradicional "Urbi et orbi", "Qytetit dhe Rruzullit Tokësor"

Të shtunën në mbrëmje Papa Benedekti i XVI kremtoi së bashku me mijëra besimtarë natën tradicionale të Pashkëve. Në fjalimin e tij bazilikën e Shën Pjetrit në Romë ai paralajmëroi për një humbje të vlerave dhe bëri thirrje për rigjallërim të besimit. Papa fuqishëm u shpreh kundër një përparimi teknologjik, që shkëput nga dallimi i së mirës nga e keqja.

"Errësimi i Zotit dhe i vlerave janë kërcënimi i mirëfilltë i ekzistencës sonë dhe i të gjithë botës", tha Papa gati 85 vjeçar. Iluminimin e vërtetë nuk e sjell përparimi teknik, por besimi, i cili i tregon njeriut dritën e Zotit, tha Benedikti.



Në vazhdën e ceremonisë disaorëshe, kreu i Kishës Katolike sipas traditës pranoi në kishë duke i pagëzuar besimtarë të rritur nga shumë vende, midis tyre dy gjermanë dhe një shqiptar. - Pika kulmore e festimeve të Pashkëve arrihet sot paradite me meshën tradicionale të Pashkëve, që do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit. Për këtë meshë priten dhjetëra mijëra besimtarë. Më tej Papa do të përcjellë mesazhin e Pashkëve dhe bekimin "Urbi et orbi", qytetit dhe rruzullit tokësor.

Papa pagëzon një gjermane
Papa pagëzon një gjermaneFotografi: Reuters

Autor dpa/afp/dw/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi