1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa viziton në Brazil njerëzit e thjeshtë

Pandeli Pani26 Korrik 2013

Favela Varginha është famëkeqe për krime dhe dhunën e bandave. Pikërisht aty Papa përhapi dhe humorin dhe optimizmin e tij.

https://p.dw.com/p/19EOX
Fotografi: picture-alliance/dpa

As shiu dhe as i ftohti gjatë gjithë ditës në Rio de Zhanero nuk po i shqetëson as besimtarët as Papa Françeskun. Papa edhe në Brazil po tregon afërsinë me njerëzit e thjeshtë dhe modestinë e tij. Gjatë vizitës në një spital për narkomanët ai tërhoqi vëmendjen për liberalizimin e drogave gjë për të cilën po diskutohet në disa vende. "Ka kaq shumë tregtarë drogash, që mundohen të nxjerrin fitime me çdo çmim. E keqja e tregtisë së drogës është se ajo nxit dhunën dhe ngop dhimbjet kërkon një kundërvënie nga e gjithë shoqëria." - tha Papa.

Favela Varginha
Favela VarginhaFotografi: Reuters

Fund padrejtësive sociale

Për të parë me sytë e vetë se si është gjendja kur jeta dominohet nga droga, Papa vizitoi edhe lagjen e varfër Favela Varginha në veri të Rio de Zhanores e cila ka një emër shumë të keq për shkak të kriminalitetit dhe të dhunës që ushtrojë aty bandat kriminale. Gjatë vizitës Papa bëri thirrje për solidaritet me të varfërit në botë. Papa tha se "gjithkush duhet të kontribuojë për t'i dhënë fund padrejtësive sociale në botë."

Këtu në favelë Papa ishte në elementin e tij, dhe përhapi dhe humorin dhe optimizmin si eliksir i jetës. Këtu Papa pasi denoncoi padrejtësitë dhe përjashtimin social bëri mjaft të qartë edhe mesazhin e tij se vetëm Zoti mund ta shuajë urinë për fat. Në lagjen e varfër Favela Varginha jetojnë 1.200 vetë. Papa vizitoi aty jo vetëm një familje, por edhe altarin e famullisë "São Jerônimo Emiliano". Pas këtyre vizitave Papa do t'i përkushtohet Ditës Botërore të Rinisë - dhe ceremonisë së mirëseardhjes në Copacabana.

Favela Varginha
Favela VarginhaFotografi: DW/S. Hofmann