1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papandreou Nachfolge

5 Janar 2012

Nisin debatet tek socialistët grekë për pasardhësin e ish kryeministrit grek Jorgos Papandreou. Ai nuk do të kandidojë më për postin si kryetar partie dhe po ashtu si kryeministër i ardhshëm i vendit.

https://p.dw.com/p/13egd
Jorgos Papandreu nuk do të kandidojë më për kryetar partie
Jorgos Papandreu nuk do të kandidojë më për kryetar partieFotografi: dapd

Prej javësh të tëra atij i sugjeronin dorëheqjen. Pasi Papandreou në fund të nëntorit u tërhoq nga posti si kryeministër dhe i hapi rrugën formimit të një qeverie trepartiake nën udhëheqjen e ish bankierit Loukas Papademos, tashmë guzhina e zhurmshme politike buzë Akropolit zien për një pasardhës të mundshëm të tij në krye të partisë.

Mesazhi ishte i qartë. Kryetari i partisë preferoi më mirë ta merrte vetë iniciativën dhe të tërhiqej me nder para së të shpërthente lufta e hapur për pushtet. Tani Jorgos Papandreus e ka kuptuar këtë mesazh. Në një seancë maratonë të socialistëve grekë, 59 vjeçari deklaroi të mërkurën (05.01.) se në zgjedhjet parlamentare të ardhshme nuk do të kandidojë as për postin e kryetarit të partisë apo për postin e kryeministrit të vendit.

Por kush mund të jetë pasardhës i Papandreut ?

Për këtë ka shumë kandidatë në diskutim, ndër të cilët është edhe ministri i Ekonomisë, Michalis Chryssochoidis, ish Komisarja e BE-së, Anna Diamantopoulou dhe ministri i Shëndetësisë, mjaft i dashur në bazën e partisë Andreas Loverdos. Si favorit për kryetar partie mbahet juristi dhe aktualisht ministri i Financave Evangelos Venizelos. Një herë ai kishte bërë përpjekje, por pa sukses. Kur në 2004 kryeministri Kostas Simitis duhet të jepte dorëheqje, Venizelos deklaroi spontanisht dhe pa folur më parë me krerët e partisë se ishte i gatshëm të bëhej menjëherë pasardhësi i tij. Por ai duke treguar etjen e tepërt të tij për pushtet dështoi dhe më pas vendin e mori Jorgos Papandreu.

Nga ky gabim, ministri i Financave ka nxjerrë mësim dhe në këtë kohë sillet i përmbajtur - si të gjithë rivalët e tij brenda partisë, mendon gazetari Prodromos Papailiopoulos. "Pasardhësit e mundshëm nuk duan t'i zbulojnë kartat e tyre, edhe Venizelos nuk dëshiron ta bëjë këtë“, deklaron redaktori për politikë në Athinë. Sipas burimeve nga partia socialiste PASOK, zgjedhja e pasardhësit do të bëhet në dy faza: Së pari do zgjidhet kandidati për kryeministër pastaj do të bëhen zgjedhjet në parti.

Papandreu para socialistëve shprehu mbështetjen për qeverinë e Papadhimosit dhe siguroi angazhimin e PASOK-ut për të kontribuar në zbatimin e programit të kësaj qeverie dhe kryerjen e misionit të saj. Partia socialiste dhe Papandreu besojnë se qeveria e Papadhimos është një përparim i madh në jetën politike të vendit dhe mbështetja për të është një përgjegjësi kombëtare.

Evangelos Venizelos, me ambicie për pushtet
Evangelos Venizelos, me ambicie për pushtetFotografi: dapd

Ndërkaq zëdhënësi i qeverisë, Pandelis Kapsis e ka përcaktuar kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, rreth muajit prill, duke theksuar se do të ishte "e rrezikshme" që këto zgjedhje të shpalleshin tani. Nga ana tjetër kreu i opozitës së djathtë, Samaras është për atë që zgjedhjet të zhvillohen në muajin mars.

Autor: dpa/Papdimitrou/Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi